Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësore në Prishtinë.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:50.
Sipas raportit, shoferi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas konsultimit me prokurorin është iniciuar rasti për “Rrezikim të trafikut publik”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.







