TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjedhen anëtarë të KGK-së

by Tëvë1
46 minuta ago
0
A A
Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjedhen anëtarë të KGK-së

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni u zgjodhën nga sot anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e Gjykatave Themelore.

E para që vjen nga Gjykata e Prishtinës mori 212 vota, derisa i dyti nga Dega e Vushtrrisë e Gjykatës së Mitrovicës, 204 sosh.

Në garë për dy pozitat ishin edhe Diora Bajrami nga Gjykata Themelore në Prizren, e Ilir Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj, të cilët morën 64 vota, respektivisht 84 vota.

Ky proces u zhvillua pas zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë e Prizren, teksa kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ahmet Imami, tha se dje kanë pranuar njoftimin me e-mail se nga gara ishte tërhequr gjyqtari Besnik Shala.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës tash i ka 11 anëtarë, e që parashihet t’i ketë 13, ku për një anëtar nga radhët e Gjykatës Supreme, procesi është duke i ndjekur procedurat ligjore, kurse Kuvendi i Kosovës duhet ta zgjedh një anëtar tjetër në mënyrë që ta kompletojë përbërjen e KGjK-së.

Për dy anëtarët nga radhët e Gjykatave Themelore, të drejtë aplikimi kishin gjyqtarët nga radhët e Gjykatave Themelore, Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale dhe Administrative, me përjashtim të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Në fjalimin para procezit të votimit, gjyqtari Maxhuni, u zotua të punojë me përgjegjësi, përkushtim të lartë në zbatimin e parimeve bazë të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi që ka të bëjë me Këshillin Gjyqësor.

“Në cilësinë e anëtarit të KGjK-së do të japë një kontribut për të siguruar pavarësi në ushtrimin e funksioneve të Këshillit e po ashtu pavarësi financiare që është element kyç në sigurimin e kushteve për gjyqtarët. Si anëtar do të përkrah çdo vendim që siguron pavarësi, që siguron se gjykatat të jenë të drejta, apolitike, të qasshme dhe profesionale. Po ashtu, që gjykatat të respektojnë parimet e përcaktuara për të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të afirmuara përmes Kushtetutës së vendit dhe instrumenteve ndërkombëtare që janë të zbatuara drejtpërdrejt në Kosovë. Në kuadër të Këshillit do të përkrah të gjitha proceset që janë në zbatim e sipër si dhe do të përkrah zhvillimin e politikave strategjike që ndërlidhen me reformën e sistemit gjyqësor në Kosovë, bazuar në standardet më të larta bashkëkohore të përcaktuara nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që të punohet në disa aspekte të ndryshme për avancimin e sistemit gjyqësor në Kosovë përfshirë sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, rritjen e efikasitetit dhe azhuritetit brenda sistemit të drejtësisë, forcimin e llogaridhënies institucionale dhe individuale, rritjen dhe mbrojtjen e integritetit, pavarësisë se gjyqtarëve si themel i besimit të publikut në vendimmarrje”, tha ai, raporton KosovaPress.

Kurse, gjyqtarja Sopjani tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të jetë zëri i gjyqtarëve, mbështetësi kryesor i tyre dhe institucioni që krijon kushte për punë efikase dhe profesionale.

“Përgjatë viteve të ushtrimit të detyrës si gjyqtare, kam kuptuar se forca e një sistemi gjyqësor nuk matet vetëm me ligjet që i ka në dispozicion por mbi të gjitha me kushtet, mbështetjen dhe pavarësinë që u ofrohet gjyqtarëve për ta kryer misionin e tyre. Një gjyqtar i mbështetur profesionalisht, i mbrojtur nga çdo ndikim i jashtëm është garancia më e mirë për drejtësi, cilësi dhe besim të publikut. Andaj edhe kandidatura ime mbështetet kryesisht në këto parime. Besoj se roli i anëtarit të KGjK-së duhet të jetë para se gjithash në shërbim të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor. Këshilli duhet të jetë zëri i gjyqtarëve, mbështetësi kryesor i tyre dhe institucioni që krijon kushte për punë efikase dhe profesionale”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Në këtë proces zgjedhor nga 354 gjyqtarë, në sallë prezentë ishin 303 gjyqtarë me të drejtë vote.

Mandati i dy anëtarëve të rinj do të fillojë më 8 korrik, një ditë pasi skadon mandati i dy anëtarëve aktual.

Tags: gjyqtarëKGKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

​“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

Portugalia në kërkim të fitores së parë, formacionet

Portugalia në kërkim të fitores së parë, formacionet

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

Gola: Serbia mbron strukturat kriminale, shkel vlerat e Këshillit të Evropës

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjedhen anëtarë të KGK-së

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjedhen anëtarë të KGK-së

“Ditari” 23.06.2026

“Ditari” 23.06.2026

Pas letrës publike të Ramës, protestuesi i përgjigjet: Mos e përdor fotografinë time për të fshehur dështimet e tua

Pas letrës publike të Ramës, protestuesi i përgjigjet: Mos e përdor fotografinë time për të fshehur dështimet e tua

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën