TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjyqi i Dragisha Milenkoviq i akuzuar për krime lufte drejt fundit

Gjykimi i ish gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, që akuzohet për krime lufte, ka ardhur në fund. Pritet që pas fjalëve përfundimtare, të deklarohet edhe vet Milenkoviq për akuzat e Prokurorisë Speciale, për dhunë dhe keqtrajtim të të ndaluarve të dy burgjeve gjatë viteve 98-99.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0 0
A A

Dragisha Milenkoviq u soll në gjykatore me pranga në duar.

Gjykimi i gardianit serb tw burgut tw Prishtinws dhe Lipjanit, qw akuzohet pwr krime lufte, wshtw drejt fundit.

Nw dhjetwra seancat e mbajtura, kanw dwshmuar viktimat qw pwrjetuan dhunw dhe keqtrajtim nga Milenkoviq.

Përgjatë shqyrtimit gjyqësor, dëshmuan si dëshmitarë edhe vet viktimat e dhunës dhe keqtrajtimeve të kryera nga Milenkoviq, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit.

E për dy prej tyre, mbrojtja derisa i konsideroi si të rëndësishme, insistoi se prokuroria nuk ia ka dorëzuar dokumentet ku ata bëjnë identifikimin e të akuzuarit.

“Gjykatës i propozoj që nga prokuroria të kërkojë proces verbalet për identifikimin e dëshmitarëve Elmi Xhylani dhe Ramadan Nishorit.”, tha Dejan Vasiq – avokat i Milenkoviqit.

“Sa i përket Ramadan Nishorit ka proces verbal të identifikimit, shkresat u janë dorëzuar si juve ashtu edhe mbrojtjes. Sa i përket Elmi Xhylanit nuk ka proces verbal të identifikimit”, tha Atdhe Dema – prokuror

Në lidhje më këto proces verbale, Gjykata konstatoi se në fakt mbrojtja e Milenkoviqit, i ka në posedim.

“Gjykata konstaton se proces verbalet e identifikimit i është dorëzuar mbrojtjes”, u shpreh Kujtim Krasniqi, kryetar i Trupit Gjykues.

Milenkoviq akuzohet se nga 24 maj 1999 deri më 10 qershor 1999, në Burgun e Lipjanit dhe të Prishtinës,  në cilësinë e gardianit, bashkë me persona të tjerë në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe shkaktuar lëndime trupore.

Në këtë gjyq, mbrojtja kishte përdorur disa herë disa fotografi, të cilat me kërkesë të saj u pranuan si prova materiale.

“Aprovohet propozimi i mbrojtjes që në cilësinë e provave të administrohen fotografitë e dorëzuara nga mbrojtja”, tha Krasniqi.

Në seancën e radhës, palët do të thonë fjalët përfundimtare, ku mes tjerash do të deklarohet edhe vet i akuzuari, Dragisha Milenkoviq.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe

Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe

Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares

Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Veterani më i dekoruar i Australisë akuzohet për krime lufte në Afganistan

Veterani më i dekoruar i Australisë akuzohet për krime lufte në Afganistan

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të armëpushimit, thotë zyrtari iranian

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të armëpushimit, thotë zyrtari iranian

Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe

Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe

Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares

Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

Si ndikon uji me gaz në shëndetin tuaj?!

Si ndikon uji me gaz në shëndetin tuaj?!

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën