TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, dëshmitari thotë se ka pasur tituj në UÇK për të mbajtur moralin lartë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, dëshmitari thotë se ka pasur tituj në UÇK për të mbajtur moralin lartë

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka thënë se disa tituj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishin qenë për të mbajtur moralin lartë.

Kur nga avokati Ben Emmerson tha se a ishin disa prej titujve për të dhënë ide se UÇK-ja ishte më e organizuar sesa ishte në praktikë, dëshmitari ka thënë se “një ndër detyrat ma kryesore ishte edhe ruajtja e moralit të lartë”.

Paraprakisht, i pyetur nëse kishte caktuar në zonën e tij shef të artilerisë, të njësisë anti-plumb por përgjegjës për mbrojtje kimike dhe biologjike, dëshmitari tha që ‘‘jo’’ dhe se nuk ka pasur pozita të shumta, përveç zëvendësit të tij, shefi të operativës, komandantë për reagime të shpejta dhe komandantë të togjeve

Avokati Emmerson filloi duke lexuar pjesë nga procesverbali i një takimi në Zonën Operative të Dukagjinit, nga i cili ishte zgjedhur Ramush Haradinaj komandat i kësaj zone më 23 qershor 1998.

Në të ishte thënë përshtypja e Haradinaj se Shtabi i Përgjithshëm nuk po jepte urdhra që po kërkonte zona dhe nuk ishte e pranishme, e që dëshmitari tha se edhe në zonën e tyre ata kanë kërkuar të njëjtën gjë, “unifikim, strukturë”.

Tutje, avokati ka lexuar pjesë nga aktgjykimi i TPNJ-së kundër Haradinaj dhe në të njëjtën kohë duke e pyetur dëshmitarin nëse kanë qenë të njëjtat çështje edhe në zonën e tij sikurse në zonën e Dukagjinit.

Por, përgjigjet e dëshmitarit kanë qenë të shkurta dhe nuk është arritur të dëgjohet nëse i njëjti ka dhënë përgjigje po apo jo.

Pyetjet kanë qenë se a pajtohet me konstatimin se të quhet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së si shtab i përgjithshëm në kontekstin ushtarak është çorientuese në vetvete, se gjatë vitit 1998 shtabi i përgjithshëm nuk kishte kontroll efektiv në Kosovë dhe se nuk kishte bashkërendim mes zonave dhe shtabit të përgjithshëm.

Ndërkaq, me përmbajtje të redaktuar kanë qenë përgjigjet për pjesën se mbledhja e grupeve të vogla në fshatra nuk ishte e organizuar në nivel qendror, se rojet e natës nëpër fshatra ishin vullnetarë të pa armatosur dhe nuk kishin uniforma.

Më tej, dëshmitari ka sqaruar se në fshatrat e zonës së tij ka pasur granatime të shumta dhe që ata është dashur të organizohen në kushte të vështira ashtu që në njërën anë të mendohet për sigurim të armatimit e në anën tjetër për mbrojtje të popullatës.

Tutje, avokati Emmerson ka paraqitur marrëveshjen për unifikim, pra sipas tij ristrukturimi i dy organizatave komanduese kur Qeveria Bukoshi ishte integruar në strukturën e UÇK-së.

Në këtë dokument ishte një listë e personave kur dëshmitari tha se Adem Demaçi duhet të jetë përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bujar Bukoshi, kryeministër i institucioneve të vet-qeverisjes, Halil Bicaj, ministres i mbrojtjes, Bislim Zyrapi, shef i shtabit në atë kohë.

Ai tha se me kapacitetet e tij nuk ka mund të jetë në dijeni se kush ishte propozuar nga ana e qeverisë e kush nga ana e shtabit.

Po ashtu, dëshmitari përmendi faktin se Rexhep Selimin e kishte njohur para, gjatë dhe pas luftës, Hashim Thaçin e kishte njohur gjatë dhe pas luftës, kurse Kadri Veselin nuk e kishte njohur asnjëherë deri pas luftës kur kishte marr pozita publike.

Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë edhe nesër duke u marr në pyetje nga ekipet mbrojtëse të Selimit dhe Krasniqit.

Dëshmitari thotë se pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës./Betimi për Drejtësi/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Bie çmimi i derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina më të lira se dje

Bogujevci në Mal të Zi: Të rinjtë dhe kreativiteti, çelësi i vendeve të reja të punës

Bogujevci në Mal të Zi: Të rinjtë dhe kreativiteti, çelësi i vendeve të reja të punës

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Pesë persona grabisin me thikë dy shtetase të Kolumbisë në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person gjendet pa shenja jete në Zveçan, policia nis hetimet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një 55-vjeçar në Slivovë të Ferizajt, familja kërkon ndihmën e policisë

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, policia në kërkim të të dyshuarve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën