TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gjykimi për vrasjen e Ismet Ibishit në Skenderaj, dëshmitari jep versionin e tij për ngjarjen në lokal

by Tëvë1
53 minuta ago
2
A A
​Gjykimi për vrasjen e Ismet Ibishit në Skenderaj, dëshmitari jep versionin e tij për ngjarjen në lokal

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është dëgjuar dëshmitari Safet Ismajli në rastin ndaj Hisni dhe Bujar Ibishit, të cilët dyshohen për vrasjen e Ismet Ibishit më 12 shkurt 2025 në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Dëshmitari Safet Ismajli, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Sahit Tmava, deklaroi se viktima kishte qenë i ulur me një person tjetër të quajtur Visar.

Ai tha se kishte qenë në lokal rreth 10 deri në 15 minuta para se të hynte i pandehuri Hisni Ibishi dhe shtoi se asnjëri nga të pandehurit nuk kishte qenë paraprakisht në lokal.

“E mbaj mend që ka hy vetëm Hysnia, tjetrin nuk e mbaj mend. Plumbat e parë që kanë kërsit është bo tym e mjegull aty. Jena shtri për tokë, disa kanë ikë, disa kanë dalë jashtë, disa janë hi në banjo”, deklaroi Ismajli.

Ai tha se kishte dëgjuar shumë krisma, por nuk mund të kujtonte numrin e tyre.

Sipas dëshmitarit, para të shtënave Hisni Ibishi ishte afruar tek tavolina ku ndodhej viktima dhe i kishte thënë “deshu”.

“Ka hy brenda e kom pa që u shku tek tavolina aty i ka thon ‘deshu’ Ismetit. Pastaj ka kris alltia edhe ma sen nuk di”, tha ai.

I pyetur nga prokurori lidhur me deklarimet e mëhershme se fillimisht ishte shtënë në drejtim të këmbëve të viktimës e më pas në trup, Ismajli tha se nuk kishte mundur të shihte qartë për shkak të tymit dhe mjegullës që ishte krijuar në lokal.

“Nuk e kam pa se ku e ka gjujtur, në këmbë a në kokë. Në ato momente nuk kom pa ma”, deklaroi Ismajli.

Ai shtoi se nuk kishte vërejtur nëse viktima kishte pasur armë me vete.

Në pyetjet e avokatit të palës së dëmtuar, Festim Sogojeva, dëshmitari tha se Ismet Ibishi nuk kishte qenë vizitor i shpeshtë i lokalit.

“Në një muaj apo dy muaj një herë ka qenë aty në lokal”, tha ai.

Gjatë seancës, edhe i pandehuri Hisni Ibishi parashtroi pyetje për dëshmitarin, duke e pyetur nëse ai kishte shkuar çdo ditë në atë lokal kur kishte ardhur në pushim në Kosovë, gjë që dëshmitari e pohoi.

Ndërkaq, pyetja e Hisni Ibishit nëse viktima kishte raportitur armë në banjo apo në lokal para se ai të hynte, u kundërshtua nga avokati i palës së dëmtuar me arsyetimin se dëshmitari asnjëherë nuk kishte deklaruar se e kishte parë viktimën me armë.

Avokatja e Hisni Ibishit, Kada Bunjaku-Përçuku, kërkoi që përmes rrugëve diplomatike të sigurohen të dhëna shëndetësore nga Anglia për klientin e saj.

Ndërsa vetë Hisni Ibishi deklaroi para trupit gjykues se dokumentacionet mjekësore “flasin vetë”.

“Unë jam këtu në burg vëlla, familja duhet me shku te mjeku. Derisa të vijnë dokumentat ato flasin vetë”, tha ai.

Avokati i palës së dëmtuar, Festim Sogojeva, kërkoi që aktakuza të administrohet si provë materiale në procedurë.

Avokati i Bujar Ibishit, Naim Rudari, kërkoi që nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan të sigurohet historiku i kontrolleve mjekësore dhe ankesave të klientit të tij gjatë qëndrimit në paraburgim.

Ai gjithashtu kundërshtoi propozimin e palës së dëmtuar që një aktakuzë tjetër të administrohej si provë materiale, duke theksuar se “aktakuza argumenton një dyshim të prokurorisë dhe jo një aktgjykim të formës së prerë”.

Prokurori Sahit Tmava kundërshtoi propozimet e mbrojtjes, duke thënë se ato po shkonin në drejtim të zvarritjes së procedurës.

“Kundërshtoj propozimet e mbrojtësve me arsyetim se çdo gjë tani e tutje shkon në drejtim të zvarritjes së procedurës sepse që nga koha e kryerjes së veprës penale, hetimeve, dëshmive të dhëna kur një herë nuk kishte pasë një shqetësim lidhur me dyshimin e ndonjë sëmundjeje. Andaj edhe kundërshtoj në tërësi propozimet e mbrojtësve“, deklaroi ai.

Gjykata refuzoi propozimin e palës së dëmtuar që një aktakuzë të administrohej si provë, me arsyetimin se ajo nuk mund të konsiderohet provë materiale.

Ndërkohë, gjykata aprovoi kërkesën e avokates Kada Bunjaku-Përçuku që ndaj Hisni Ibishit të kryhet ekzaminim psikiatrik nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Po ashtu, u aprovua edhe kërkesa e avokatit Naim Rudari që nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan të sigurohet dokumentacioni mjekësor i të pandehurit Bujar Ibishi, i grumbulluar gjatë qëndrimit të tij në paraburgim.

Sipas prokurorisë, Hisni dhe Bujar Ibishi dyshohen se më 12 shkurt 2025, në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, “të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe me dashje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë në lokal i nxjerrin armët dhe shtinë në drejtim të viktimës I.I., ku goditjet rezultojnë vdekjeprurëse”.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 30 qershor, me fillim nga ora 13:15

Tags: GjykimiSkenderajTeve1vrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohen pesë serbë nga Kosova, dyshohen për cenim të votës në Graçanicë

Orari i debateve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 Qershorit

Orari i debateve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 Qershorit

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Mediaplani për reklamimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet e 7 qershorit

Mediaplani për reklamimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet e 7 qershorit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohen pesë serbë nga Kosova, dyshohen për cenim të votës në Graçanicë

Orari i debateve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 Qershorit

Orari i debateve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 Qershorit

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Ushtria iraniane paralajmëron se do të hapë fronte të reja kundër SHBA-së nëse sulmet rifillojnë

Ushtria iraniane paralajmëron se do të hapë fronte të reja kundër SHBA-së nëse sulmet rifillojnë

Mediaplani për reklamimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet e 7 qershorit

Mediaplani për reklamimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet e 7 qershorit

Një 56-vjeçar gjendet pa shenja jete në Skenderaj, policia nis hetimet

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kurti: Duhet president konsensual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën