Për krimet që kryen në luftë po gjykohen në mungesë nga gjykatat në Kosovë.
Në shkurt të këtij viti ka filluar të mbahet gjykimi në mungesë në dy raste për dhunë seksuale gjatë luftës.
Ndaj Dejan Raciq dhe Millan Jovanoviq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale njëri në cilësinë e ushtarakut reservist dhe tjetri pjesëtar i forcave policore të Serbisë, rëndon akuza se gjatë kohës së luftës kanë kryer dhunë seksuale ndaj grave shqiptare.
Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se janë duke përgatitur ekipet mbrojtëse për viktimat.
Haliti tutje ka thënë se dënimet që u shqiptohen të akuzuarve janë shpresë për drejtësi.
Avokati Artan Qerkini ka thënë se gjykimet në mungesë përballen me sfida dhe vështirësi të ndryshme.
Gjykimi i parë në mungesë kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999.
Kronika e realizauar nga Gresa Bardhecaj