TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata ruse lë në paraburgim katër autorët e dyshuar për sulmin në Moskë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjykata ruse lë në paraburgim katër autorët e dyshuar për sulmin në Moskë

Katër personat të dyshuar si autorët e sulmit në koncertin në Moskë, ku mbetën të vdekur 137 persona, janë lënë në paraburgim deri në 22 maj.

Grupi Shteti Islamik, ose IS, tha se kreu sulmin e së premtes në Sallën e qytetit Crocus dhe postoi si prova disa video.

Zyrtarët rusë pretendojnë edhe ps pa prova se Ukraina është e përfshirë në këtë masakër, ndërsa Kievi e konsideron këtë pretendim si absurd. Të katër u emëruan nga autoritetet ruse si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov.

Në një video të publikuar, tre prej tyre shihen duke ecur në gjykatë të shoqëruar nga policia e maskuar në gjykatën e qarkut Basmanny në kryeqytetin rus.

Të gjithë duket se janë rrahur gjatë seancave të marrjes në pyetje, ndërsa njëri prej tyre kishte pësuar dhe goditje elektrike.

Të gjithë u mbajtën në një kabinë xhami dhe ruheshin nga policia e maskuar gjatë kohës që ishin në gjykatë.

Një deklaratë gjyqësore Mirzoyev pranoi plotësisht fajin e tij. Edhe Rachabalizoda gjithashtu pranoi fajin.

Katër persona të armatosur të premten mbrëma sulmuan ndërtesën e qytetit Crocus në Krasnogorsk, një periferi veriore e Moskës, dhe filluan të qëllojnë mbi disa prej rreth 6,000 njerëzve që po ndiqnin një koncert rock. Sulmuesit vunë gjithashtu zjarre të cilat përfshinë vendin dhe shkaktuan shembjen e çatisë.

Autoritetet ruse thanë se 137 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën.

Burrat që u paraqitën në gjykatë të dielën u arrestuan në rajonin Bryansk rreth 14 orë pas sulmit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën