TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykatësi Isufi për martesat e hershme: Vendimet bëhen të vështira kur ka fëmijë të lindur në mes

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjykatësi Isufi për martesat e hershme: Vendimet bëhen të vështira kur ka fëmijë të lindur në mes

“Situata është me e komplikuar në rastet kur nga ajo bashkësi martesore lindin edhe fëmijët dhe në rastet e tilla vendimi gjyqësor bëhet më i vështirë. Vendimmarrja në raste të tilla, për shkak se ne duhet të kemi gjithmonë parasysh interesin më të mirë të fëmijës, dhe në rast se shqiptojmë dënime ashtu siç parashihen me ligj dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjin, kjo mund të ndikojë, nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejt, atëherë në mënyrë tërthortë, te fëmija, i cili pastaj duhet të rritet pa praninë e njërit prind pa fajin e tij. Pra, kjo është një situate mjaft e vështirë”, ka thënë gjykatësi.

Ai ka shtuar se në këto raste mundohen të marrin vendime sa më të mira që të mos dëmtojnë personat në këto raste, por edhe të parandalojnë situata të tilla në të ardhmen.

Gjykatësi Isufi thotë se gjatë procedurave gjyqësore bëhen shumë përpjekje që të miturit të trajtohen me shumë kujdes dhe që procedurat gjyqësore mos t’i dëmtojnë sërish ata.

“Ne kemi pasur një numër të rasteve të tilla dhe i procedojmë. Natyrisht që procedurat ndaj të miturve kanë specifika të caktuara, që nënkupton që të gjitha procedurat janë konfidenciale, në mënyrë që të ruhet personaliteti i fëmijëve. Ne, në kuadër të mundësive dhe kushteve nga të cilat ne kushtëzohemi, mund të krijojmë një ambient sa më miqësor e jointimidues, në mënyrë që fëmija të ndihet mirë gjatë intervistave të cilat zhvillohen gjatë procedurave gjyqësore të ndihet i lirshëm që të shprehet dhe të deklaroj lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe procedurat janë të atilla që sigurojnë marrjen në pyetje të kufizuar deri në dy herë, në mënyrë që fëmijët sa më pak t’u ekspozohen procedurave gjyqësore dhe që ndikimi i procedurave te këta fëmijë të jetë sa më pak i dëmshëm dhe sa më pak me ndikim negativ në të ardhmen e tyre.

Për më shumë ndiqeni emisionin “De Jure” në Tëvë1 dhe “Betimi për Drejtësi” për hulumtimin mbi “Martesat mes të miturve”./Tëvë1/

Tags: femijtet e miturIsufivendimet gjyqesore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Aksident mes autobusit e dy veturave në Bresje, tre të lënduar

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK thërret konferencë për media

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Juventusi llogarit në Zhegrovën, nuk e largon në verë

Zhegrova kthehet në Francë?

Bora shton amerikanin Dingle

Bora shton amerikanin Dingle

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

Aksident mes autobusit e dy veturave në Bresje, tre të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën