TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata vendos në favor edhe të një biznesi, ZRrE-së i bëhet thirrje për anulim të vendimit

Gjykata Komerciale ka vendosur që edhe për një biznes tjetër të pezullohet vendimi i ZRRE-së për liberalizim të tregut. Kështu ka bërë të ditur Oda Ekonomike e cila ka thënë që ky vendim do të duhej të vlente për të gjitha bizneset. Derisa nga Komercialja kanë bërë të ditur se 10 biznese veç se kanë deponuar padi rreth daljes në treg të hapur.

by Doresa Geci
3 muaj ago
0 0
A A

Edhe pak ditë kanë mbetur kur kompanitë të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë do të pranojnë faturat e energjisë elektrike me çmime shumëfish më të larta.

Kjo pasi këtë muaj, ato do të paguajnë rrymën me çmim jo të rregulluar, e gjithë kjo sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizim të tregut.

Por ky vendim ka filluar të pezullohet nga Gjykata Komerciale për kompanitë që kanë dorëzuar padi.

Madje të mërkurën, Oda Ekonomike njoftoi që kjo Gjykatë vendosi që të bëhet pezullim edhe për kompaninë e dytë.

E në pritje të përgjigjes janë edhe disa kompani të tjera.

“Në referim të kërkesës tuaj, ju njoftoj se lidhur me këtë çështje, Gjykata Komerciale e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Çështje Administrative, ka të evidentuara dhjetë (10) lëndë të kësaj natyre. Gjykata deri në këto momente ka vendosur në katër (4) raste, megjithatë nuk mund të konfirmojmë për media mënyrën e vendosjes, deri në pranimin  e dëshmisë / fletëkthesës për pranimin e vendimeve nga ana e palëve në procedurë”.

Por nga ZRRE, një ditë më parë deklaruan se aktgjykimi për një rast nuk do të thotë edhe pezullim të vendimit.

Kështu nga Oda Ekonomike kanë kërkuar që ky institucion të jetë më profesional.

“Si është e mundur tani që biznese që e ka një aktvendim të gjykatës me qëndru me çmim të rregulluar ndërsa biznesi që është në pritje të vendimit të Gjykatës me  qëndrua në tregun e lirë dhe me dëmtu kur ne e prodhojmë të njëjtin produkt. Atëherë ti si ZRRE po shkakton jo konkurrencë po, shkatërron ekonominë e vendit”, ka thënë Lulëzim Rafuna.

Sipas avokatit, Qëndrim Arifi, Zyra e Rregullatorit ka të drejtë juridikisht, pasi masa e përkohshme nuk e pezullon tërësi liberalizmin e tregut të energjisë.

Megjithatë, Arifi thotë se ZRRE duhet ta shqyrtojë një gjë të tillë.

“ZRRE-ja duhet ta trajtoj këtë në aspekt se në rregull nuk më obligon mirëpo diçka nuk është në rregull me vendimin që e kam marrë sepse në fund është institucioni publik dhe isha dashur të punoj në interes të gjithë qytetarëve. Edhe Gjykata Komerciale duhet ta trajtojë këtë çështje sepse një lëshim profesional mund të ndikoj nesër që të bllokohet i tërë sistemi me qindra ose mijëra padi nga subjekt dhe çështja është njëjtë”, thotë Arifi.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të sektorit privat kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojë sektorin privat. Në një letër drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Oda Ekonomike ka bërë thirrje që Kosova të marrë veprime konkrete në kohën kur parashikohet shtrenjtim i mëtejmë i energjisë.

Nga Oda Ekonomike kanë thënë se të gjitha bizneset do të paraqesin padi në Komerciale, madje  pas marrjes së faturave të para do të bëjnë edhe padi për kompensim të dëmit.

Gjithashtu kanë paralajmëruar protestën e radhës, nëse siç thanë ata, s’do të ketë reagim nga Qeveria apo nga Zyra e Rregullatorit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Kurti takohet me Koordinatorin e ri për Zhvillim të OKB-së në Kosovë

Kurti takohet me Koordinatorin e ri për Zhvillim të OKB-së në Kosovë

Harry Bajraktari: Mos e shtyni Kosovën të bëhet një Bosnje tjetër

Harry Bajraktari: Mos e shtyni Kosovën të bëhet një Bosnje tjetër

Rubin: Akuzat se SHBA ka ndihmuar kriminelët në Kosovë janë marrëzira

Rubin: Akuzat se SHBA ka ndihmuar kriminelët në Kosovë janë marrëzira

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Pas titullit të botës, Jefferson-Wooden synon rekordin legjendar

Pas titullit të botës, Jefferson-Wooden synon rekordin legjendar

Shaqiri e Nivokazi në formacionin e javës në Zvicër

Shaqiri e Nivokazi në formacionin e javës në Zvicër

Të gjithë në Itali po flasin për pritjen e tij, paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Lazios

Të gjithë në Itali po flasin për pritjen e tij, paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Lazios

Luka Modric bën histori në Serie A: golashënuesi më i vjetër në kampionat

Luka Modric bën histori në Serie A: golashënuesi më i vjetër në kampionat

Zeneli: Isha afër largimit nga Elfsborgu

Zeneli: Isha afër largimit nga Elfsborgu

Ministri i Jashtëm turk: Problemi më i madh në rajon është politika ekspansioniste e Izraelit

Ministri i Jashtëm turk: Problemi më i madh në rajon është politika ekspansioniste e Izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën