TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

by teve1
4 javë ago
0
A A
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) të paraqitur kundër Qeverisë së Kosovës, duke shpallur të paligjshëm dhe duke shfuqizuar nenin 6, paragrafi 6 të Rregullores (QRK) nr. 06/2023 për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzime të Përfaqësimit.

Sipas aktgjykimit, KDI kishte parashtruar padi për shfuqizimin e pjesshëm të këtij akti nënligjor, duke argumentuar se dispozita e kontestuar bie ndesh me Ligjin nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Padia erdhi pas një ankese që KDI kishte pranuar në muajin korrik 2025 nga një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kishin raportuar shkelje të ligjit lidhur me kompensimin e udhëtimeve zyrtare.

Gjykata Supreme vlerësoi se neni i kontestuar, i cili përcakton se shpenzimet e udhëtimit zyrtar nuk mbulohen për periudha më të gjata se një muaj, nuk ka bazë ligjore.

Sipas gjykatës, një kufizim i tillë nuk parashihet në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, i cili garanton të drejtën e zyrtarëve publikë për kompensim të shpenzimeve të udhëtimit zyrtar pa asnjë kufizim kohor.

Në aktgjykim theksohet se Qeveria është e autorizuar vetëm të rregullojë mënyrën, kushtet dhe procedurat e kompensimit, por jo të kufizojë vetë të drejtën për kompensim të garantuar me ligj.

Gjykata ka vlerësuar se kufizimi njëmujor nuk përbën thjesht një rregull teknik, por cenon thelbin e së drejtës ligjore dhe përbën tejkalim të kompetencave të Qeverisë, duke e bërë kështu dispozitën të paligjshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plisat reagojnë për zgjedhjen e Berishës kryetar të KB Prishtinës: “Ngjarja më e turpshme e kryeqytetit”

Plisat reagojnë për zgjedhjen e Berishës kryetar të KB Prishtinës: “Ngjarja më e turpshme e kryeqytetit”

Alijaj: Abdixhiku nuk dëshiron të heq dorë nga partia, LDK rrezikon të ndahet në fraksione

Alijaj: Abdixhiku nuk dëshiron të heq dorë nga partia, LDK rrezikon të ndahet në fraksione

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

KEK thotë se po operon ma kapacitete të plota prodhuese

Shkolla pa ngrohje në dimër

“Këndi i Debatit” 14.01.2026

“Këndi i Debatit” 14.01.2026

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

KEK thotë se po operon ma kapacitete të plota prodhuese

Bashkimi fiton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

Bashkimi fiton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

Shkolla pa ngrohje në dimër

Shkolla pa ngrohje në dimër

Bora mposht Rahovecin 029

Bora mposht Rahovecin 029

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën