TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjykata Supreme e Indisë miraton shfuqizimin e statusit special të Kashmirit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Gjykata Supreme e Indisë miraton shfuqizimin e statusit special të Kashmirit

Gjykata Supreme e Indisë e ka lënë në fuqi vendimin për heqjen e statusit special për ish-shtetin Jamu dhe Kashmir.

Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, e ka revokuar më 2019 Artikullin 370 të Kushtetutës, e cila i ka thënë këtij rajoni një lloj autonomie.

Reklamë

Ky vend me mbi 12 milionë njerëz është ndarë, po ashtu, në dy territore të administruara ndryshe prej tjetrës.

Në vendimin e gjykatës është thënë se Qeveria duhet t’i mbajë zgjedhjet në këtë rajon, në shtator të vitit 2024.

Aty është thënë edhe se ky rajon duhet të rikthehet në formatin e një shteti, “sa më parë”.

“Shteti i Jamusë dhe Kashmirit nuk ka sovranitet të brendshëm më ndryshe sesa shtetet tjera”, është thënë në vendim.

Mes tjerash është përmendur që të krijohet një komision pajtimi, për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në dekadat e fundit.

Revokimi i autonomisë ka qenë një prej premtimeve të Modit më 2019 dhe vendimi i gjykatës vjen disa muaj para se ai të garojë për një mandat të tretë në pushtet.

Politikanët lokalë në rajon janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, raporton REL.

Rajoni i Jamusë dhe Kashmirit ka qenë dikur shtet, që i është bashkuar Indisë më 1947, pak pasi nën-kontinenti është ndarë prej regjimit britanik.

Vendet fqinje, India dhe Pakistani kanë luftuar dy herë për Kashmirin.

Secila kontrollon pjesë të ndryshme të territorit dhe një armëpushim e parandalon vazhdimin e luftimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Tetë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Tetë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Qindra mijëra njerëz protestojnë në të gjithë Australinë në solidaritet me Palestinën

Qindra mijëra njerëz protestojnë në të gjithë Australinë në solidaritet me Palestinën

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X