Vendimin e gjykatës, do ta marrë i akuzuari i parë i Speciales, ish komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, përcjell teve1.info
Mbrojtja e Salih Mustafës kishte kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar nga trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burgim.
Trupi gjykues në çështjen ndaj Mustafës udhëhiqet nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.
Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa, ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.