TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Speciale njofton se është shtyrë gjykimi ndaj Salih Mustafës

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Fillon dëshminë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Mustafës në Hagë

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit nga Gjykata Speciale.

“Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi dhe seanca e planifikuar për nesër më 20 maj, u anulua. Pas parashtrimeve të djeshme të Mbrojtjes në lidhje me rishqyrtimin e qëndrimit të mëparshëm të saj, sot nuk u zhvillua deklarata pa betim e të akuzuarit në përputhje me rregullën 142 të Rregullores. Gjykimi u shtye deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Salih Mustafa, gjatë seancës së të enjtes ishte paraparë se do të fillonte deklaratën pa betim, por gjatë seancës së sotme e njoftoi gjykatën se ka ndryshuar mendjen dhe nuk do të deklarohet në gjykatore.

Në seancën e së enjtes, ishte paraparë që Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte të bëjë deklaratë pa betim.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka bërë të ditur se Mustafa kishte shpreh qëllimin për të bërë deklaratë pa betim, jo më larg se më 12 prill 2022.

“Mustafa kishte konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues nëse do të kishte në varësi edhe të drejtave të tij për të mos folur, për të heshtur. Arsyeja pse trupi gjykues donte t’ju bënte pyetje ishte për t’u përpjekur për të sqaruar çka ka ndodhur në prill të vitit 1999 dhe cili ka qenë roli juaj nëse keni pas ndonjë rol në kuadër të aktakuzës së konfirmuar, pyetjet që trupi gjykues do t’ua kishte bërë, do të duhej të ishin parë nga ky këndvështrim”, ka thënë ajo.

Sipas saj, fatkeqësisht më pak se 24 orë para seancës së sotme, mbrojtja ka konfirmuar se e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të japë deklaratë pa betim dhe nuk do t’iu përgjigjej pyetjeve të trupit gjykues.

“Deklarata pa betim dhe procedurat përkatëse nuk do të zhvillohen”, tha ajo.

Ndërkaq, avokati Julius Von Bone, tha se po ta kishin ditur këtë ndryshim të qëndrimit më përpara do të kishin dorëzuar parashtrim më përpara, por kështu ndodhi.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Ymeri: Prishja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën