TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

Kur pritej shpallja e aktgjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Ozdrim dhe fshatrat tjera të Pejës, Millorad Gjokoviq.

by Lindrit Zejnullahu
45 minuta ago
0 0
A A

Salla të hënën u mbush plot.

Të gjithë këta, erdhën për ta dëgjuar fjalën e fundit të gjykatës, për të akuzuarin për krime lufte, Milorad Gjokoviq.
Por, ajo që u mendua se do të jetë e fundit, doli të jetë një fillim i ri.

Kjo meqë Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi të rihapet shqyrtimi gjyqësor kundër serbit të akuzuar për krime lufte në Ozdrim të Pejës.

“Andaj në bazë të nenit 7 të Kopdit të Procedurës Penale me datë 27 korrik merr këtë aktvendim shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviq i përfunduar me 21 korrik hapet sërish, data e shqyrtimit do të bëhet në koordinim me palët”, ka thënë Shala Avdyli.

Tutje, kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala – Avdyli, lexoi arsyetimin për këtë vendim.

“Duke vepruar në bazë të kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarve, gjykata ishte e drejtuar Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për të kërkuar deklaratën e dëshmitares Nurije. Në përgjigje të kësaj kërkese, instituti kishte njoftuar se nuk e posedon një deklaratë të tillë. Trupi gjykues me rastin e analizimit të lëndës ka vlerësuar se, me qëllim të sqarimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, është e nevojshme rihapja e shqyrtimit gjyqësor”, ka thënë tutje Shala Avdyli.

Po ashtu, ajo theksoi se nuk janë shteruar të gjitha mundësitë për sigurimin e kësaj prove.

“Është e nevojshme që të kërkohet ekzistimi i saj pranë stacionit policor në Pejë dhe, sipas nevojës, edhe pranë institucioneve ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë pas luftës, si UNMIK dhe EULEX, në mënyrë që vendimi përfundimtar të mbështetet në një administrim sa më të plotë të provave. Nëse gjykata nuk e siguron këtë dëshmi dhe varësisht nga gjetjet, dëshmitarja Nurije Krasniqi mund të ftohet të dëgjohet përsëri në gjykatë”, theksoj tutje Shala Avdyli.

Por, ky vendim i gjykatës, zhgënjeu ata që thonë se i panë nga afër krimet e Milorad Gjokoviq.

“Mua nuk më ka dhënë procesverbal që janë mbajt prej 8 të 2022-ës e ditën e sotit. Kam dyshim të madh që atje krejt diçka tjetër është shkruar, këtu është bërë krejt një pyetje tjetër… Mbas kësaj që e ka lëshuar kryetari i trupit gjykues Valon Kurti që është ardh kjo kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala Avdyli, kjo ka filluar me na i dhënë ato procese për çdo për çdo seancë që është mbajtur. Jam i gatshëm çdo kohë, çdo moment që ballafaqohemi me drejtësinë dhe vetëm të drejtën. Presim që të japë dënimin e merituar, Dënim maksimal. E kemi pritë sot, ku jemi? Çka është kjo?”,  u shpreh Gashi

Ndryshe, sipas aktakuzës, Gjokoviq dyshohet se gjatë viteve 1998-99, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra të tjera të këtij regjioni, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në krime luftë kundër popullatës civile.

Aty thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim, përmes rrugës regjionale Pejë–Mitrovicë, kishin hyrë forcat e rregullta ushtarake, ndërsa nga ana perëndimore e fshatit, në drejtim të fshatit Vitomiricë, kishin hyrë grupe paramilitare të përziera edhe me pjesëtarë të njësive speciale ushtarake.

Sipas aktakuzës, këto forca kishin filluar të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile, me ç’rast ishin vrarë gjashtë civilë shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përballë kërkesës për shkarkim: Do të hyj në Kuvend me bindje, qetësi dhe besim

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përballë kërkesës për shkarkim: Do të hyj në Kuvend me bindje, qetësi dhe besim

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

LDK cakton datën e Kuvendit – Fati politik i Abdixhikut të enjten në peshoren e LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën