TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata rihap gjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Gjykata rihap gjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të rihapë gjykimin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2021.

Vendimi është marrë në seancën në të cilën ishte paraparë të shpallej aktgjykimi për këtë rast.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se e kanë kryer sulmin në bashkëveprim dhe me motive hakmarrjeje. Organi i akuzës pretendon se cak i sulmit kishte qenë shoferi i autobusit, i ndjeri Gani Gjokaj, të cilin familja Mehmetaj e kishte fajësuar si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj.

Në aktakuzë thuhet se Halil Mehmetaj ishte betuar për hakmarrje ndaj Gjokajt dhe se, gjatë ceremonisë së varrimit të vajzës së tij, kishte vendosur orën e dorës në arkivolin e saj.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kishin studiuar me kujdes vendin e ngjarjes, duke u siguruar për mungesën e kamerave të sigurisë dhe të shtëpive në afërsi, përpara se t’i zinin pritë autobusit që qarkullonte në linjën Gjakovë–Gllogjan.

Aktakuza pretendon se Kastriot Mehmetaj, i armatosur me një pushkë automatike AK-47, kishte dalë në mes të rrugës duke u shtirur si person i dehur, me qëllim që ta detyronte shoferin të ngadalësonte ose të ndalonte autobusin.

“Sipas aktakuzës, pasi shoferi fillimisht e kishte sinjalizuar me drita dhe më pas kishte ulur shpejtësinë, Kastriot Mehmetaj nga një distancë prej rreth gjashtë metrash kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të shoferit Gani Gjokaj, duke e lënë të vdekur atë, si dhe dy nxënësit 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., ndërsa F.T. kishte mbetur i plagosur rëndë.”

Prokuroria pretendon gjithashtu se pas kryerjes së veprës, Kastriot Mehmetaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Shaptej, ku e priste me veturë Kreshnik Mehmetaj. Sipas aktakuzës, pas mbërritjes në shtëpi, arma e përdorur në krim ishte shkatërruar.

Po ashtu, sipas organit të akuzës, Halil Mehmetaj, gjatë periudhës nga 14 qershori 2020 deri më 26 nëntor 2021, dyshohet se i kishte nxitur Kastriotin dhe Kreshnikun për vrasjen e Gani Gjokajt, duke e konsideruar atë përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tij.

Në seancën e së enjtes ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimave, të cilët hynë në sallën e gjykimit ku pritej të shpallej aktgjykimi. Megjithatë, Gjykata vendosi rihapjen e procesit gjyqësor, duke shtyrë shpalljen e vendimit.

Tags: GjykimiGllogjaniTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Arrestohen tre persona në Gjakovë, sulmuan me thika dy persona tjerë

Kanosën një person me thikë në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, babai raporton në Polici zhdukjen e djalit

Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Basketboll, derbi në Prizren e Mitrovicë

Arrestohen tre persona në Gjakovë, sulmuan me thika dy persona tjerë

Kanosën një person me thikë në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, babai raporton në Polici zhdukjen e djalit

Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën