TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe një biznesmeni

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë kërcënon me grevë për paga

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit për 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmenin Feim Pulaj të arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë të pandehurve si të pabazuar dhe të njëjtëve konform nenit 175 të KPPRK-së, iu ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Ndaj të dyshuarëvë Gjykata ka vendosur një masë.

“Të pandehurve iu ndalohet qasja dhe ofrimi në objektet e institucionit qendror të ATK-së e duke përfshirë edhe të gjitha regjionet e saj në largësinë prej 500 (pesëqind) metra, gjithashtu të pandehurve punonjës të ATK-së tani iu ndalohet kontakti dhe ofrimi me të pandehurin F.P dhe bizneseve të tij, në largësi prej 500 (pesëqind) metra. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve do të zëvendësohet me masën e paraburgimit”, thuhet në komunikatë përcjell teve1.info

Kjo është konfirmuar nga Avokatët përmes një shkrimi në Facebook.

“Lirohet Pronari i Lakeside – Z. Feim Pulaj, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk aprovonë kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit”, thuhet në postimin e avokatëve.

12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmeni Pulaj ishin arrestuar të martën në një aksion të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi në detyrë’, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilët janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’ dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”,thuhej në komunikatën e Prokurorisë, në arsyetimin për caktimin e paraburgimit.

Për arrestimin e zyrtarëve të ATK-së, të enjten ka folur edhe kreu i këti institucioni, Ilir Murtezaj.

Ai tha se rasti kishte të bënte rreth disa faturave fiktive të qarkulluar nga tri biznese dhe kanë arritur ta parandalojnë dëmtimin e buxhetit për 2. 7 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anulohet protesta në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së LDK-së

Abdixhiku: Identifikimi i viktimave në Zubin-Potok, hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve

U nda nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së Blerim Hashani

U nda nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së Blerim Hashani

Kupchan: Dënimi i Thaçit s’e ndryshon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ai do të kujtohet për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë

Kupchan: Dënimi i Thaçit s’e ndryshon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ai do të kujtohet për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë

Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën

Reali pëson nga Atletico në derbin e Madridit

Reali pëson nga Atletico në derbin e Madridit

Vedat Muriqi shpërthen me 4 gola, Fenerbahçe e turpëron Eyupsporin

Vedat Muriqi shpërthen me 4 gola, Fenerbahçe e turpëron Eyupsporin

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Kupchan: Dënimi i Thaçit s’e ndryshon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ai do të kujtohet për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë

Kupchan: Dënimi i Thaçit s’e ndryshon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ai do të kujtohet për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë

Man City fiton ndaj Sunderlandit me Xhakën në fushë, shënohen tetë gola

Man City fiton ndaj Sunderlandit me Xhakën në fushë, shënohen tetë gola

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën