TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata për të arrestuarit në rastin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Gjykata për të arrestuarit në rastin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit

Gjykata Themelore në Prizren ka dhënë një reagim lidhur me pretendimet e avokatëve mbrojtës të të arrestuarve në rastin e Byronës Kosovare të Sigurimeve (BKS), sipas të cilëve ata po mbahen jashtëligjshëm në paraburgim.

Përmes një njoftimi, Gjykata theksoi se veprimet e saj janë kryer plotësisht në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Në njoftim sqarohen procedurat e ndjekura pas seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se të dyshuarit do të qëndrojnë në qendrat e ndalimit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Gjykata theksoi se seanca dëgjimore është mbajtur brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga arrestimi, siç parashikohet në nenin 162, paragrafi 8 të Kodit të Procedurës Penale. Ky nen lejon mbajtjen nën ndalim të të pandehurit në pritje të një vendimi gjyqësor.

Sipas Gjykatës, ky proces është zbatuar korrekt dhe ligjërisht në këtë rast.

“Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë në përputhje me dispozitat ligjore dhe është evidentuar në procesverbal në përfundim të seancës,” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka njoftuar gjithashtu se pas përpilimit të vendimit të plotë, ky i fundit do të publikohet dhe do t’u dërgohet palëve të përfshira në procedurë përmes dorëzimit fizik dhe elektronik. Mediat dhe publiku do të njoftohen zyrtarisht për vendimin në ditët në vijim./teve1.info/

Tags: arrestimetbyroja kosovare e siguriseGjykata Themelore PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën