TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Kushtetuese reagon pas tërheqjes së Osmanit, nuk sqaron nëse do ta shqyrtojë kërkesën

Gjykata Kushtetuese ka reaguar të mërkurën në lidhje me tërheqjen e kërkesës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Por, edhe një herë kjo gjykatë nuk e ka bërë të ditur nëse do të vazhdojnë me shqyrtimin e kërkesës së Osmanit, pavarësisht tërheqjes. Në vend të kësaj, kanë ofruar një historik të punësimit të gjyqtarit serb, Radomir Llaban.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
1 0
A A

Me 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.

E vetëm dy ditë para skadimit të masës së përkohshme, presidentja e vendit, doli para gazetarëve.

Vjosa Osmani njoftoi se ka tërhequr kërkesën lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme”, ka thënë Osmani.

Vetëm një ditë më pas, ka reaguar vet Gjykata Kushtetuese.

Nga kjo gjykatë, kanë thënë se ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale.

“Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë ”, ka reaguar Gjykata Kushtetuese.

Nga kjo gjykatë nuk i janë përgjigjur pyetjeve, nëse kërkesa e Osmanit do të vazhdojë të shqyrtohet, pavarësisht tërheqjes.

E njohësit e punës të kësaj gjykate, thonë se sipas rregullores, një gjë e tillë mund të ndodh.

Vullnet Bugaqku nga KDI, thotë se veprimi i Osmanit paraqet ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Por, çfarë ndodh nëse Laban shkarkohet apo jep dorëheqje tani?

Të mërkurën ka reaguar edhe e para e drejtësisë në vend, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit ka thënë se në vitin 2018, kur kërkuan shkarkimin e Llaban, u akuzuan se po ndërhyjnë në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Gërmimet në Kozhle ndërpriten për herë të tretë, Serbia pengon procesin

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Kosova merr sinjale nga SHBA-ja për qëndrimin e përhershëm të “Bondsteel”

Kosova merr sinjale nga SHBA-ja për qëndrimin e përhershëm të “Bondsteel”

Protesta jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Protesta jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Sali Berisha bën thirrje për mos bindje civile

Sali Berisha bën thirrje për mos bindje civile

Barcelona vazhdon shkëlqimin

Barcelona vazhdon shkëlqimin

Interi fiton ndaj Bolognas

Interi fiton ndaj Bolognas

Muriqi shkëlqen te Fenerbaçe, shënon dy gola ndaj Eyupsporit

Vedat Muriqi shënon gol në fitoren e Fenerbahçes

Ministri Toni Gogu: Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës

Ministri Toni Gogu: Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Gërmimet në Kozhle ndërpriten për herë të tretë, Serbia pengon procesin

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën