TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

by Tëvë1
6 muaj ago
4
A A
Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani të datës 5 gusht 2025 për tërheqjen e lëndës KO215/25, e parashtruar më 22 korrik 2025.

Në një njoftim zyrtar drejtuar mediave dhe opinionit publik, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vepron në përputhje të plotë me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe rregulloren e saj të punës. Ajo thekson se çdo kërkesë e dorëzuar nga palët e autorizuara trajtohet me përpikëri, duke respektuar procedurat e brendshme dhe parimet e paanshmërisë dhe profesionalizmit.

“Ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale, të cilat kjo Gjykatë i respekton me përpikëri. Vendimet merren në përbërje të plotë”, thuhet në njoftim.

Sa i përket gjyqtarit Radomir Laban, për të cilin janë ngritur pikëpyetje në opinion, Gjykata ka sqaruar se ai është pjesë e saj që nga viti 2011 si këshilltar juridik dhe, që nga 9 gushti i vitit 2018, ushtron funksionin e gjyqtarit, pasi ka kaluar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për emërimin e tij.

Gjykata gjithashtu ka rikujtuar se procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm”, përfundon njoftimi.

Tags: Gjykata Kushtetuese e Kosovëspresidentja vjosaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

E diela me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe erë e fuqishme

E diela me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe erë e fuqishme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

​Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

E diela me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe erë e fuqishme

E diela me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe erë e fuqishme

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Go+ Peja përjashtohet nga ENBL, gjobitet me 25 mijë euro dhe rrezikon ndalim pjesëmarrjeje në të ardhmen

​Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi rifillojnë javën e ardhshme

​Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi rifillojnë javën e ardhshme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Peja në krizë të thellë, e befason Bora në Karagaq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën