TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi shkarkoi pa bazë ligjore 8 anëtarët e bordit të RTK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjykata Kushtetuese: Kuvendi shkarkoi pa bazë ligjore 8 anëtarët e bordit të RTK-së

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të martën se vendimi i Kuvendit të Kosovës më 8 korrik 2021 për ta shkarkuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën, por vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta.

Vendimi nuk do të prekë Bordin e ri të RTK-së. Kurse, Bordi i shkarkuar ka të drejtë të ndjekë procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta, sipas njoftimit të Kushtetueses.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka vendosur njëzëri që të deklarojë kërkesën nga deputetët për Bordin e RTK-së të pranueshme dhe “të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme lidhur me efektet e vendimit të kontestuar”.

“Ndërsa, me pesë vota për dhe dy vota kundër, Gjykata ka vendosur të konstatojë që vendimi [nr.08-V-036] i 8 korrikut 2021 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës; dhe konstatimi i lartcekur, përkatësisht Aktgjykimi i Gjykatës, nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta”, thuhet në njoftim.

Më 8 korrik 2021, Kuvendi i Kosovës shkarkoi Bordin e RTK-së të përbërë nga Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku. Shkarkimi u përcoll me kritika të ashpra nga opozita, e cila akuzoi pushtetin se po tenton ta kapë politikisht televizionin publik.

Këtë rast në Gjykatën Kushtetuese e kanë dërguar deputetët e opozitës. Ndërsa vonesën dyvjeçare për të marrë vendim për këtë çështje, Kushtetuesja e ka arsyetuar se deri në dhjetor të vitit 2022, kur ishte dekretuar gjyqtari i radhës, nuk kishte kuorum vendimmarrjeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

LVV publikon sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit

LVV publikon sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Dua Lipa lanson “Dua by Augustinus Bader”

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?

Ndikimi diasporës në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën