TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata i cakton një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Arianit Sllamnikut, bëhet e ditur në komunikatën zyrtare të gjykatës.

Sipas njoftimit, Sllamniku dyshohet për kryerjen e veprave penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, nga neni 256 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”, nga neni 257 i të njëjtit kod.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj të dyshuarit, nën dyshimin se ai ka ushtruar veprimtari mjekësore pa kualifikim profesional, licencë dhe autorizim ligjor.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri më 20 janar 2026, në rrugën “17 Shkurti” në Gjilan, në lokalin e regjistruar si “Consulence”, i pandehuri dyshohet se ka kryer trajtime dhe vizita mjekësore, duke u paraqitur kinse për trajtimin e Autizmit.

“I pandehuri, pa kualifikim profesional dhe pa autorizime ligjore, ka përshkruar dhe rekomanduar terapi të pa verifikuara dhe të pa konfirmuara, duke ushtruar veprimtari mjekësore në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata bën të ditur se gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit UGJK nr. 5/2026 nga Njësia për Hetime të Përgjithshme në Gjilan, në lokalin “Consulence” është gjetur edhe një dëshmitar, i cili kishte shkuar për konsultë lidhur me trajtimin e Autizmit. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore.

Sipas gjykatës, i dyshuari ka kryer edhe veprën penale të eksperimenteve të kundërligjshme mjekësore, përmes komunikimit elektronik dhe telefonik, duke rekomanduar terapi farmaceutike të pa verifikuara.

“I pandehuri ka rekomanduar terapi të pa testuara, kryesisht për fëmijë të prekur nga spektri Autik, duke pretenduar largimin e metaleve dhe shërimin e Autizmit, në këmbim të pagesave të ndryshme”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjykatësja e procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke theksuar se masat alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Tags: arianit sllaminkugjykata themlore gjilanTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën