TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

Kjo është pjesa e parë e vendimit përfundimtar për rrëzimin e avionit malajzian më 14 korrik 2014, lëshuar nga gjykata holandeze e ngritur pranë aeroportit Shiphol të Amsterdamit.

“Fragmentet e raketës Buk të gjetura në trupat e viktimave janë provë e pakundërshtueshme se ishte pikërisht kjo raketë që shkaktoi rrëzimin e fluturimit”, shpjegoi gjykata.

Mbi këtë ngjarje gjykata holandeze shpalli fajtorë të enjten tre persona dhe liroi një të katërt. Rusët Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky dhe ukrainasi Leonid Kharchenko u shpallën fajtorë për vrasje dhe shkaktimin e qëllimshëm të rrëzimit të një avioni, ndërsa rusi Oleg Pulatov u shpall i pafajshëm.

Tetë vjet më parë, fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua derisa fluturonte mbi Ukrainën lindore.

Boeing 777 po transportonte 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ata udhëtonin nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014.

Aeroplani u godit nga një raketë ruse tokë-ajër dhe vrau të gjithë personat në bord.

Në qershor 2019, katër persona – tre rusë dhe një ukrainas – u akuzuan për vrasje dhe shkatërrim të një avioni civil.

Gjyqi për vrasjen e tyre filloi në mars 2020 në Holandë dhe të enjten, më 17 nëntor u lexua vendimi për personat e akuzuar për përfshirje në rrëzimin e MH17.

Në mars të këtij viti, Australia dhe Holanda nisën procedurat ligjore në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil kundër Rusisë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17.

Rikrijimi i avionit malajzias analizohet para gjyqit për vrasje

Vendet thonë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse sipas nenit 3 të Konventës së Çikagos, i cili dekreton se shtetet “duhet të përmbahen nga përdorimi i armëve kundër avionëve civilë në fluturim”.

Ka disa procese të tjera ligjore në vazhdim që janë iniciuar nga shtete ose individë brenda Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli, kundër “njohjes së njëanshme” të një shteti palestinez

Irani: Netanyahu po e shtyn SHBA-në drejt një lufte tjetër për të shmangur burgun

Rama: Dhuna ndaj policisë nuk është protestë, të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët

Rama: Dhuna ndaj policisë nuk është protestë, të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica mungon edhe ndaj Trabzonsporit

Izraeli, kundër “njohjes së njëanshme” të një shteti palestinez

Irani: Netanyahu po e shtyn SHBA-në drejt një lufte tjetër për të shmangur burgun

Gjenden 160 fishekë afër një kopshti të mbeturinave në Prishtinë

Gjenden rreth 144 fishekë të vjetër në Gjakovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Në Prishtinë arrestohet një person, i gjenden marihuanë dhe thikë

Gjyqi për sulmin në Ibër Lepenc, Prokuroria: Sulmi nga Serbia, kemi edhe prova nga FBI

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen katër persona për gjueti të paligjshme, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria

Rama: Dhuna ndaj policisë nuk është protestë, të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët

Rama: Dhuna ndaj policisë nuk është protestë, të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën