TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

Kjo është pjesa e parë e vendimit përfundimtar për rrëzimin e avionit malajzian më 14 korrik 2014, lëshuar nga gjykata holandeze e ngritur pranë aeroportit Shiphol të Amsterdamit.

“Fragmentet e raketës Buk të gjetura në trupat e viktimave janë provë e pakundërshtueshme se ishte pikërisht kjo raketë që shkaktoi rrëzimin e fluturimit”, shpjegoi gjykata.

Mbi këtë ngjarje gjykata holandeze shpalli fajtorë të enjten tre persona dhe liroi një të katërt. Rusët Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky dhe ukrainasi Leonid Kharchenko u shpallën fajtorë për vrasje dhe shkaktimin e qëllimshëm të rrëzimit të një avioni, ndërsa rusi Oleg Pulatov u shpall i pafajshëm.

Tetë vjet më parë, fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua derisa fluturonte mbi Ukrainën lindore.

Boeing 777 po transportonte 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ata udhëtonin nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014.

Aeroplani u godit nga një raketë ruse tokë-ajër dhe vrau të gjithë personat në bord.

Në qershor 2019, katër persona – tre rusë dhe një ukrainas – u akuzuan për vrasje dhe shkatërrim të një avioni civil.

Gjyqi për vrasjen e tyre filloi në mars 2020 në Holandë dhe të enjten, më 17 nëntor u lexua vendimi për personat e akuzuar për përfshirje në rrëzimin e MH17.

Në mars të këtij viti, Australia dhe Holanda nisën procedurat ligjore në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil kundër Rusisë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17.

Rikrijimi i avionit malajzias analizohet para gjyqit për vrasje

Vendet thonë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse sipas nenit 3 të Konventës së Çikagos, i cili dekreton se shtetet “duhet të përmbahen nga përdorimi i armëve kundër avionëve civilë në fluturim”.

Ka disa procese të tjera ligjore në vazhdim që janë iniciuar nga shtete ose individë brenda Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Apel global për dëshmitarë në rastin e ish-mësuesit francez të akuzuar për abuzim me 89 fëmijë në pesë kontinente

Apel global për dëshmitarë në rastin e ish-mësuesit francez të akuzuar për abuzim me 89 fëmijë në pesë kontinente

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

“Përmendja e të pagjeturve e dallon nga Lajçaku” – Sorensen për herë të parë në Kosovë

Sorensenit zyrtarisht i zgjatet mandati edhe për dy vjet

Sllovakia mobilizohet për ndeshjen me Kosovën

Sllovakia mobilizohet për ndeshjen me Kosovën

Rashiq: Serbia dërgoi rreth 20 mijë votues në Kosovë

Rashiq: Votoj për cilindo nënkryetar të Kuvendit të Kosovës që vjen në pako

Zemaj: Pa marrëveshje politike nuk votojmë asnjë kandidat për kryeparlamentar

Zemaj: Pa marrëveshje politike nuk votojmë asnjë kandidat për kryeparlamentar

​Avokati i Veseli: ZPS nuk mund të thotë që 2+2 bëjnë 5

​Avokati i Veseli: ZPS nuk mund të thotë që 2+2 bëjnë 5

Rutte takoi edhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, diskutojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Rutte: Po presim llogaridhënie nga Vuçiqi për sulmin në Banjskë

Kurti: Do të synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit

Kurti: Do të synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën