TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata e Lartë e Beogradit cakton paraburgim për shtetasin kosovar Lulzim Halili – MPJD konfirmon

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Gjykata e Lartë e Beogradit cakton paraburgim për shtetasin kosovar Lulzim Halili – MPJD konfirmon

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit, konkretisht Departamenti për Krime të Luftës, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit kosovar, Lulzim Halili, i arrestuar nga autoritetet serbe më 22 korrik 2025.

Sipas MPJD-së, Halili ngarkohet me akuza për “organizimin dhe nxitjen e kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, bazuar në Nenin 145, paragrafi 2, të Kodit Penal të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

“Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj Halilit është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit ku po mbahet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

MPJD ka theksuar se do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastin dhe do të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë çështje.

Arrestimi i Halilit vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm disa ditë më parë, më 18 korrik, autoritetet në Kosovë arrestuan Igor Popoviqin – ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë serbe – për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, pasi në një fjalim publik e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste”.

Në vitet e fundit, Serbia ka arrestuar disa qytetarë të Kosovës nën dyshimet për krime lufte, çka është kritikuar nga institucionet kosovare si veprim i motivuar politikisht.

Tags: Gjykata ne BeogradMPJDreagimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj takon Hargreaves, diskutohet mbi proceset politike dhe marrëdhëniet bilaterale

Haradinaj takon Hargreaves, diskutohet mbi proceset politike dhe marrëdhëniet bilaterale

​Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova renditet e 63-ta

​Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova renditet e 63-ta

Hargreaves në takim me Abdixhikun kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Hargreaves në takim me Abdixhikun kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Rusia paralajmëron BE-në se konfiskimi i pasurive ruse mund të shndërrohet në një shkak për luftë

Netanyahu emëron sekretarin e tij ushtarak si drejtuesin e ri të MOSAD-it

Netanyahu emëron sekretarin e tij ushtarak si drejtuesin e ri të MOSAD-it

​Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova renditet e 63-ta

​Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova renditet e 63-ta

Hargreaves në takim me Abdixhikun kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Hargreaves në takim me Abdixhikun kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Anglia goditet nga tërmeti më i fuqishëm në dy vitet e fundit

Anglia goditet nga tërmeti më i fuqishëm në dy vitet e fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën