TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke i caktuar 1 muaj paraburgim serbit me inicialet J.R nga Zubin Potoku, nën dyshimin se mori pjesë në krime luftë kundër popullatës civile në Kosovë.

by tëvë1
3 muaj ago
1 0
A A

Kjo meqë edhe J.R po dyshohet se mori pjesë në krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

E një ditë më pas, serbi nga Zubin Potoku, e gjeti vetën në gjykatore.

Kështu në ora 14:00 të mesditës së të hënës, J.R u fut në gjykatë nga hyrja larg syrit të medieve.

Në seancën që zgjati afër dy orë, prokurori special kërkoi që ndaj të dyshuarit  të caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaji.

E në orët e pasdites, kërkesa e PSRK-së u aprovua nga gjykata.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.R., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet tutje ne njoftimin e Gjykatë Themelore në Prishtinë.

Këtë vendim, Departamenti Special brenda Themelores, e arsyetoi në këtë mënyrë.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tutje, në vendimin e gjykatës u tha se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë.

Ndryshe, J.R është serbi i tretë i arrestuar brenda pak ditësh në Zubin Potok, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në fshatrat e kësaj komune me shumice serbe, së fundmi u identifikuan dy varreza masive me mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

“Mesditë”- 21.10.2026

“Mesditë”- 21.10.2026

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën