TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

Një ditë përpara protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe, mes dhjetëra reagimeve, ka ardhur edhe ai i Denion Meidanit, ambasador i Shqipërisë në Shkup.

Edhe pse në mënyrë të sofistikuar diplomatike, duke përdorur artin e pavdekshëm shqiptar, ambasadori ka dhënë një mesazh të fortë në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të kërkesës së studentëve.

Në profilin e vet në Facebook, me hashtagun e thjeshtë #LeximFundjave, ai ka publikuar vargjet monumentale të poezisë “Gjuha Shqype” të At Gjergj Fishtës.
Postimi i 2 orëve më parë është shpërndarë 70 herë deri tani.

Mijëra studentë shqiptarë do të protestojnë nesë, në orën 16:30, para Urës së Gurit në Shkup, duke kërkuar me ngulm që të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, ndërsa mesazhi kryesor është mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike, ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj. Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë. Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, hajdeni të protestojmë bashkë. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve!”, thuhet në thirrjen e studentëve.

Protesta, e dyta e llojit të vet, vjen pas një periudhe të gjatë pakënaqësish dhe iniciativash studentore për respektimin e të drejtave gjuhësore dhe mundësimin e provimit në gjuhën shqipe. Më 6 prill 2026 në Shkup, mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë dolën në zemër të Shkupit dhe kërkuan respektimin e të drejtësisë tyre, çka nxiti kryeministrin Hristijan Mickoski të deklaronte nxitimthi se qeveria e tij po punonte për një zgjidhje dhe shumë shpejt do të kishte një propozim konkret.

Sipas mediave në Maqedoni, në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase. Neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të detyruara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë Igor Fillov vazhdimisht ka insistuar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ndërsa inspektimin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve e ka quajtur si presion.

Ndërkaq Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ia tërhoqi vërejtjen Ministrisë së Drejtësisë se nuk e kanë mundësuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe pavarësisht detyrimit ligjor dhe kushtetues. Ministria e Drejtësisë që duket se nuk e ka ndërmend t’i zbatojë rekomandimet parashtroi ankesë ndaj këtij vendimi.

Edhe Avokati i Popullit doli me propozim konkret për Qeverinë ku i kërkon që përmes ministrisë së Drejtësisë, të fillojë procedurë për ndryshimin tre ligjeve: Jurisprudencës, Noterinë dhe Përmbarimin, që të njëjtat të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ky provim të jepet edhe në shqip.

Ministria e Drejtësisë i tha medias Portalb se i ka dorëzuar përgjigje Avokatit të Popullit, në të cilën është shpjeguar në detaje procedura për dhënien e provimit të jurisprudencës, dhe se provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe jo procedurë administrative.

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse pati deklaruar se studentëve duhet t’u mundësohet provimi edhe në shqip, ndërroi mendje dhe shpjegoi se ligji aktual nuk e lejon provimin e jurisprudencës në shqip, se është i gatshëm ta rregullojnë, por vendimin do ta japë Komisioni i Venecias. Më 4 mars në Kuvend premtoi se do të bëhen ndryshime ligjore që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, arrestohet në Prishtinë edhe i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Presidenti i Shqipërisë sot në Kosovë

Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, arrestohet në Prishtinë edhe i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

“Këndi i Kimit” 24.06.206

“Këndi i Kimit” 24.06.206

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Policia sekuestron arsenal armësh, nga Podujeva planifikohej të transportoheshin në Gjermani

Policia sekuestron arsenal armësh, nga Podujeva planifikohej të transportoheshin në Gjermani

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën