TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjuha fashiste e Selakoviqit e mbështjellur nën petkun ‘diplomatik’

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Avdia: Vizita e delegacionit amerikan në këtë kohë tregon përkushtim për Kosovën

Shkruan: Tomorr Avdia

Mbledhja e Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkura, edhe njëherë ka dëshmuar se është kthyer në një arenë te paevitueshme përplasjesh në mes përfaqësuesit e Republikës se Kosovë dhe atij nga Serbia.

Në mbledhjen e mbrëmshme  janë shkëmbyer akuza të ashpra, të provokuara nga Ministri i Jashtëm serb Nikolla Selakoviq, retorika e të cilit nuk dallon fare as për nga përmbajtja e as për nga struktura nga ajo e “pararendësve” dhe “shokëve te tij te idealit” të para mese 20 vitesh.

Duke rishfaqur mendësinë e një aparati shtetëror kriminal, ai me fraza të përsëritura tash e sa kohë ka hedhur akuza në drejtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pretenduar për krime.

I ngarkuar me konceptin kriminal serbomadh, ai ridëshmoi se megjithëse është ministër i Jashtëm, sjelljet dhe retorika e tij vazhdon e pandryshuar edhe pas reagimit Dick Marty,  njeriut kryesore që ngriti e shpiki këtë akuze e të cilit ju deshën vite të tëra për të kuptuar politiken dhe qëllimet kriminale të shtetit serb të cilit i shërbeu me aq shumë zell.

Por përtej kësaj, një qëndrim dhe gjuhë e tille nga përfaqësuesi serb, tregon më së miri edhe qëndrimin e Serbisë në konfiguracionin gjeopolitik, ku pothuajse e vetme, apo me një grusht shtetesh vasale qëndron përkrah agresionit kriminal rus në Ukrainë.

Gjuhës trilluese të Selakoviqit, të mbështjellur me nota ‘diplomatike’, që ja ofron tavolina e KS-se, ‘se po punohet për krimin e një Shqipërie të madhe’, i është përplasur në fytyrë si gënjeshtër, nga Ambasadori i Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit Ferit Hoxha.

Rajoni jonë nuk mund të jetë, i hapur dhe i thyer, i shantazhuar dhe nënë politikat agresive, që vinë nga Kremlin dhe zbatohen nga Beogradi.

Shqipëria dhe Kosova, kanë rrugën e tyre të përbashkët, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kjo është një tregues real i rrezikut që paraqet shteti me mendësi primitive, kriminale që përfaqëson Selakoviq, dhe siç e tha edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, Serbia së bashku me Rusinë janë kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga e gjithë kjo, për ta zbritur në rrafshin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke lexuar me gjuhën dhe prizmin politik e diplomatik, Serbia nuk do duhej të vazhdonte të ishte e përkëdhelura e Evropës, madje do duhej që pas këtyre qëndrimeve të hapura, ata të futën me minus pikë ne raundin e ri të bisedimeve që priten të vazhdojnë nga mesi i muajit që vjen.

Por, për të ndodhur kjo, Qeveria e Republikës së Kosovës do duhej të ketë një ekip bindës dhe strategji reale në ballafaqim me palën serbe, dhe jo qëndrimet e “parimet” të shfaqën në nivel deklarativ apo forumesh pa fuqi vendimmarrëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Shembja e dheut shkakton kufizim të ujit në disa fshatra të Shtimes

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

MPB publikon kriteret dhe dokumentacionin për lejen e qëndrimit të përhershëm në Kosovë

Arabia Saudite s’do të lejojë përdorimin e territorit apo hapësirës së saj ajrore për sulme kundër Iranit

Arabia Saudite s’do të lejojë përdorimin e territorit apo hapësirës së saj ajrore për sulme kundër Iranit

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Shembja e dheut shkakton kufizim të ujit në disa fshatra të Shtimes

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

FSHF-ja siguron 4500 bileta për Poloni – Shqipëri, synohet për 10 mijë

FSHF-ja siguron 4500 bileta për Poloni – Shqipëri, synohet për 10 mijë

Sinner kualifikohet në gjysmëfinale të Australian Open, do të përballet me Gjokoviqin

Sinner kualifikohet në gjysmëfinale të Australian Open, do të përballet me Gjokoviqin

Juventusi mbetet dy ndeshje pa Yildizin

Yildiz është shumë pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën