TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjuha e urrejtjes në media po ndikon në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë

Përfaqësues të shoqërisë civile nga Mitrovica e Veriut po shprehen të shqetësuar me gjuhën e urrejtjes që po përdoret ne mediet shqiptare dhe serbe. Ata thonë se mediet nuk duhet t’i japin hapësirë politikanëve që përdorin gjuhë të urrejtjes sepse po ndikojnë në rritjen e ndjenjave nacionaliste mes komuniteteve.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Gjuha e urrejtjes në media po ndikon në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë

Përgjatë muajve të fundit situata në veriun e Kosovës ka qenë goxha e ndjeshme.

E sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut, disa vendime që janë marrë nga niveli qendror kanë ndikuar negativisht tek komuniteti serb në Kosovë.

Megjithatë shqetësimi kryesor i tyre është gjuha e urrejtjes që po përdoret në mediet shqiptare dhe serbe.

Ata gjithashtu thonë se politikanët me gjuhën që po përdorin nuk po kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike.

“Gjuha e urrejtjes është jashtëzakonisht e pranishme në jetët tona. Në shumë raste deklaratat e papërgjegjshme te politikanëve nga Kosova si dhe Serbia kanë pasur ndikim tek banorët lokal. Gjuha e pakontrolluar në medie po nxit tensione dhe po rrit ndjenjat nacionaliste mes komuniteteve. Mediet nuk duhet t’i japin hapësirë politikanëve që përdorin gjuhë të urrejtjes” , tha Dimitrije Obrenoviq nga OJA AKTIV.

E shqetësuar për këtë fenomen është shprehur edhe Ardita Zejnullahu nga Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës.

Zejnullahu thotë se redaktoret e kanë për detyrë të ndërhyjnë aty ku ka gjuhë të urrejtjes.

“Në Kosovë politikanët shumë rrallë po paraqiten nëpër studio televizive. Ata kryesisht po iu drejtohen gazetarëve përmes konferencave për medie. Por, nëse transmetimi nuk është direkt dhe një politikan ka përdorur gjuhë të urrejtjes atëherë është detyrë e redaktorit që të ndërhyjë dhe të editohet materiali”, u shpreh Zejnullahu.

Kurse, kryeredaktori në RTV Kim, Goran Avramoviq, thotë se këto devijime ndodhin kur bota e biznesit përfshihet në media.

“Ne kemi shumë gazetarë profesionist shqiptar dhe serb që e kryejnë punën në mënyrë profesionale. Bashkëpunimi në baza individuale asnjëherë nuk ka munguar as gjatë kohës së luftës. Por situata ndryshon kur bota e biznesit përfshihet në medie atëherë ndodh ky devijim. Mediet duhet të lihen vetëm në dorën e gazetarëve profesionist” , tha ai.

Mes tjerash, përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Mitrovica e Veriut e shohin si të domosdoshme që mediet shqiptare dhe ato serbe të bashkëpunojnë më ngushtë më njëra-tjetrën për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ky raport është përpiluar nga organizata Aktiv.

Tags: gjuha e urrejtjesraportet nder etnike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

A u zgjodh presidentja si pasojë e presionit nga protestat? Flet Kim Mehmeti

A u zgjodh presidentja si pasojë e presionit nga protestat? Flet Kim Mehmeti

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Rezistenca e minatorëve nën tokë për plotësim të kërkesave

Mbi 60 minatorë mbesin të ngujuar në Trepçë

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep  pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën