TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjobitet vozitësi me 300 euro, problem sinjalistika rrugore

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Gjobitet vozitësi me 300 euro, problem sinjalistika rrugore

Vozitësi Liridon Gashi mbrëmjen e djeshme u aksidentua në udhëkryqin që lidhë lagjen Ulpiana me Dardaninë. E nga Policia u gjobit me 300 euro. Por ekspertët e komunikacionit thonë se sinjalistika rrugore është e gabuar, prandaj gjobitja nuk duhej të kishte ndodhur.

Ishte i pozicionuar në korsinë e dytë.

E kur drita jeshile u ndez, Liridon Gashi vazhdoi rrugën e tij nga lagjja Ulpiana drejt Dardanisë.

Por mu në këtë udhëkryq, atij i ndodhi një incident.

“Mbrëmë në orën 18:30, si e kam kalu semaforin kam pasë aksident. Sipas policisë, nuk kam të drejtë me u kthy në anën e majtë prej shiritit të dytë edhe sipas shenjës”, tha Gashi.

Prandaj nga Policia e Kosovës, Gashi u dënua me 300 euro gjobë.

“E kam nijet me u anku edhe në polici, edhe në komunë, deri në fund kam me e çu këtë ankesë”, tha ai.

Se kjo gjobitje nuk duhej të kishte ndodhur e thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

“Nuk ish dashtë të gjobitet qytetari, arsyeja është se është anomali e sinjalizimit horizontal, qe besa edhe vertikali duhet të ndryshojë, arsyeja është që është blloku rruga ‘’Xhorxh Bush’’, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti sqaron se si do të duhej të ishte sinjalistika në këtë pjesë.

“Ish dashtë të jetë vetëm një korsi drejt që shkon tek parking-garazha edhe kthehet në anën e djathtë, kurse këto dy sosh që janë afër afër të kenë kthime majtas”, tha ai.

E nga komuna e Prishtinës thonë se intervenimi do të jetë i menjëhershëm.

“Me vet faktin që paska një shenjë e cila nuk harmonon me gjendjen reale, ne duhet me intervenu menjëherë. Së paku nesër me e mbyllë, shenjën me e bë të padukshme edhe pastaj me e përshtatë me praktikat e tashme”, tha Bekim Brestovci nga Komuna e Prishtinës.

Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim para rreth 8 muajsh, për çka edhe një numër i madh i qytetarëve kishin protestuar duke kundërshtuar një vendim të tillë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën