TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjini: Sportistët tanë po e përfaqësojnë Kosovën si shtet të barabartë në arenën ndërkombëtare

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Gjini: Sportistët tanë po e përfaqësojnë Kosovën si shtet të barabartë në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka vlerësuar suksesin e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Gjini ka shprehur mirënjohje për sportistët që, sipas tij, e përfaqësuan Kosovën me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim.

Ai ka veçuar medalistët Donjeta Sadiku, Islam Selmani, Laura Fazliu, Kianoush Rostami, Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj, duke thënë se ata e ngritën flamurin e Kosovës në mesin e flamujve fitimtarë të Lojërave Mesdhetare.

“Sot, kur politikës kosovare po i bëhet gjithnjë e më e vështirë të depërtojë në institucionet ndërkombëtare, sportistët tanë, si ambasadorët më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, po hapin rrugë dhe po e përfaqësojnë Kosovën si shtet të barabartë me çdo shtet tjetër në botë”, ka shkruar Gjini.

Ai ka theksuar se suksesi i sportistëve merr rëndësi të veçantë edhe për faktin se Lojërat e ardhshme Mesdhetare, në vitin 2030, do të zhvillohen në Kosovë.

Megjithatë, Gjini ka kërkuar që shteti të jetë më pranë sportistëve, duke theksuar nevojën për investime në infrastrukturë dhe financim adekuat.

“Është detyrim i yni institucional t’u krijojmë kushte të dinjitetshme infrastrukturore dhe financim adekuat, në mënyrë që të krijojmë strategji të qëndrueshme shtetërore për sportin”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gjini ka uruar sportistët kosovarë për sukseset e arritura dhe u ka dëshiruar triumfe të reja në të ardhmen./teve1.info/

Tags: ardian gjiniarena ndërkombëtareLojerat Mesdhetaresportistet kosovarTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

“Info Nata”- 11.11.2026

“Info Nata”- 11.11.2026

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën