Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se është i tronditur nga vdekja e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës mbrëmjen e së shtunës.
Gjini nëpërmjet një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre viktimave.
“Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte. Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet. Nuk ka fjale qe e shprehin dhimbjen.Le te bëjmë krejt çka mundemi te jemi me familjet ne keto çaste te rënda. Qofshin te parajses engjujt”, ka shkruar ai.
Ndryshe, tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës të shtunën në mbrëmje.
Tre fëmijë të vdekur pas shembjes së një shtëpie të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës