TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Gjini: Komisionerët dhe vëzhguesit të kujdesen të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj politikës energjetike të qeverisë në detyrë, duke kritikuar anulimin e projekteve për prodhimin e energjisë në Kosovë.

Gjini ka thënë se Aleanca ishte e vetmja që reagoi fuqishëm kur u anulua projekti energjetik “Kosova C”, ndërsa, sipas tij, të tjerët heshtën.

“Kur u prish projekti energjetik me ContourGlobal, përsëri reagoi vetëm Aleanca”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale për, siç është shprehur, arsyetime “nga më bizaret” për të mos prodhuar energji në Kosovë.

“Kjo qeveri ka gjetur arsyetime nga më bizaret për të mos prodhuar energji në Kosovë. Tani shesim qymyr e blejmë energji, madje 100 fish më shtrenjtë”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit, një situatë e tillë është karakteristikë e vendeve të prapambetura dhe jo e shteteve që synojnë standardet evropiane.

“Dhe pa asnjë dyshim, kjo nuk ndodh ngaqë njerëzit atje janë të këqij, por sepse qeveritë e tyre janë të dëmshme dhe të korruptuara”, ka deklaruar kryetari i Aleancës.

Në fund, Gjini ka paralajmëruar se, sipas tij, qytetarët ende nuk e kanë parë të gjithë pasojën e kësaj mënyre të qeverisjes.

“Po duket se ende asgjë nuk kemi parë. Ky është karakteri i qeverisjes që 6 vite. Dhe as nuk iu vjen turp!”, ka përfunduar Gjini.

Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës do të eksportojë në Maqedoninë e Veriut thëngjill në vlerë deri në 73,2 milionë euro gjatë tre vjetëve, ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas saj, kjo është hera e parë që kontrata lidhet drejtpërdrejt ndërmjet dy kompanive publike – KEK-ut dhe Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM).

“Çmimi prej 24,4 eurosh për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK-un në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka thënë se gjatë eksportit të fundit në Maqedoninë e Veriut, KEK-u e kishte shitur thëngjillin për vetëm tetë euro për ton, përfshirë tantiemën prej tri eurosh dhe tatimin mbi vlerën e shtuar prej 18 për qind.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

Foda flet situatën e Rrahmanit: Kam tentuar t’ia ndryshojë mendjen dhe nuk kam mundur

Foda: Synojmë fitore ndaj Austrisë

PDK mban konferencë për media

Ligji për Specialen, mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën