TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, Gjini tha se AAK nuk do të pengojë krijimin e institucioneve dhe, nëse është e nevojshme, do të sigurojë edhe kuorumin për votime.

“Kjo nënkupton që nuk do të pengojmë themelimin e institucioneve, në asnjë mënyrë, nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet zotimi i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren, në kundërvlerë nuk kërkojmë asgjë”, tha Gjini.

Ai u ndal edhe te mundësia që Ramush Haradinaj të propozohet për president të Kosovës, duke theksuar se një gjë e tillë do të ishte nder për partinë, por nuk është kusht për mbështetje.

“Nëse Ramush Haradinaj do të propozohet për president, vlen e njëjta formulë, për ne do të ishte nder, por nuk jemi duke e vendosur si kusht. Ne mendojmë që Kosova nuk do të mund të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj, mirëpo nuk po duam ta bllokojmë Kosovën për këtë bindje tonën”, u shpreh ai.

Gjini shtoi se AAK nuk po kërkon poste apo pozita në këmbim të mbështetjes, por synon që, sipas tij, pesha politike e partisë të përdoret për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Jemi të gatshëm edhe të bëjmë kuorum, por po kërkojmë diçka për qytetarin e Kosovës, jo për vete. Nuk duam as ministra, as zëvendësministra, as ambasadorë, as borde, asgjë, por nuk guxojmë të jemi indiferentë dhe të mos e përdorim peshën tonë politike për ta rregulluar jetën e qytetarëve”, tha Gjini.

Tags: alencaardian gjinikonference per mediaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ky veprim është dëm vetëm për partinë

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi me ultimatum për Rashicën

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Craiova me ofertë zyrtare për Korenicën

Cluji cakton çmimin për Korenicën, do 1.5 milionë euro

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën