TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjimnazi i Specializuar Matematikor shënon 11-vjetorin e themelimit

Data 14 shënon ditën e numrit Pi e 11 vjetorit të themelimit të gjimnazit të specializuar matematikor në Prishtinë. Prandaj mes aktivitete të shumta ky gjimnaz shënoi këtë të ditë të veçuar për ta.

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Mësimdhënës të shkollës, universitetit të Prishtinës, prindër e nxënës u mblodhën këtë të premte në Gjimnazin e Specializuar Matematikor.

Nën intonimin e himnit shtetëror e atij kombëtar nisi edhe shënimi i ditës së shkollës e ditës së numrit Pi.

Para të pranishmëve foli drejtoresha e këtij gjimnazi, Fahrije Latifi Retkoceri, e cila përmendi sfidat e sukseset gjatë rrugëtimit 11 vjeçar të kësaj shkolle.

“Ky përvjetor i shkollës që do të thotë 11 vjetori nuk është thjeshtë një numër por një dëshmi e rrugëtimit, një histori e mbushur me përpjekje sfida e suksese të jashtëzakonshme, ku gjatë këtyre viteve kemi dëshmuar se talenti dhe përkushtimi janë forca shtytëse e këtij institucioni”, tha ajo.

E ditën e hapjes së shkollës e kujton shumë mirë edhe profesor Muhib Lohaj.

“Themeluam gjimnazin e specializuar matematikor, qëllim parësor kishim mbështetjen e zhvillimit e të përparimit të matematikës. Në realizimin e këtij qëllimi përpos angazhimit të profesorëve të departamentit të matematikës, në mësimdhënie ka qenë edhe një angazhim i vazhdueshëm i tyre përmes shoqatës se matematicentëve”, tregoi Lohaj.

Se matematika nuk ka qenë lënda e tij e preferuar e tha ish komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha i cili këtu ishte i thirrur si përfaqësues i kryesisë së prindërve.

Mirëpo ai ndau një histori gjatë luftës kur e kishte kuptuar rëndësinë e kësaj shkence.

“Kjo PI-ja ma ka hangër shpirtin, por du me tregu pse masanej e kam vlerësuar se matematika nuk është vetëm një lëndë. Matematikën e kam kuptuar që është më e rëndësishmja gjatë luftës, na sollën një top të madh që godiste në 22 kilometra, as nuk e shifshim objektivin, veç na tregoi Ramush Haradinaj që tek shkolla në Beleg prej Kosharës”, tregoi Berisha.

Mes tjerash, nxënësit prezantuan edhe eksperimentet kimike që kishin përgatitur.

Gjatë ceremonisë u ndanë mirënjohje mësimdhënësve, nxënëseve si dhe një mirënjohje për punën iu dhurua edhe drejtoreshës së gjimnazit.

Ceremonia përfundoi me disa pika artistike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok

Shtetasi sllovak i kërcënon me armë dy kosovarë në Ferizaj

E rëndë në Suharekë, babai qëllon djalin me armë zjarri

Babai me sëpatë kërcënon djalin dhe bashkëshorten në Prishtinë

Babai me sëpatë kërcënon djalin dhe bashkëshorten në Prishtinë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot për disa orë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, shkak temperaturat e larta

Koci: Edhe një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Koci: Edhe një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në 80 minuta te Dheu i Bardhë

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në 80 minuta te Dheu i Bardhë

Gjenden pas disa orëve kërkim, dy motoristët e zhdukur në Jezercë

Gjenden pas disa orëve kërkim, dy motoristët e zhdukur në Jezercë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën