Sulmuesi Redi Kasa është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Ekipi nga Superliga e Kosovës, ka prezantuar të dielën mbrëma 23-vjeçarin por nuk ka dhënë detaje për kontratën e tij.
Kasa para se ti bashkohet Gjilanit, ka qenë pjesë e Egnatias nga Rrogozhina, me të cilën ka fituar katër trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni të Shqipërisë.
Kasa si futbollist është rritur në akademinë e Parmas, ndërsa karrierë ka bërë te Fermana në Itali, pastaj Bullgari te September Sofja, Tsarsko Selo dhe NK Olimpija e Sllovenisë.
Kasa në 26 ndeshje të luajtura sezonin 2025/26 në Kategorinë Superiore, ka bërë vetëm tri asistime.