Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe do ta vazhdoj karrierën në Kosovë.
30-vjeçari në edicionin 2024/25 do të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit. Kaçe të martën është prezantuar te skuadra e Gjilanit.
Kaçe ka bërë karrierë në Evropë, kryesisht në Greqi ku ka qenë pjesë e skuadrave si PAOK, Viktoria Plzen, Panathinaikos, AEL, Volos e të tjera.
Për një sezon ka luajtur edhe për Partizanin e Tiranës, ndërsa me Kombëtaren e Shqipërisë ka regjistruar 25 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.