Bayern Munich është rikthyer sërish në garë për sulmuesin e Chelseat, Christopher Nkunku, pas dështimeve për objektivat e tjerë gjatë verës.
Gjermanët janë të etur ta rikthejnë francezin në Bundesligë, ku më parë shkëlqeu me fanellën e RB Leipzig.
Chelsea, nga ana tjetër, do të këmbëngulë për një marrëveshje të përhershme, çka mund t’i ndërlikojë negociatat mes palëve.
Bayern Munich është gjithashtu i interesuar për një tjetër lojtar të Chelseat, mbrojtësin Renato Veiga.
Veiga ka tërhequr interesimin e disa klubeve evropiane dhe Chelsea po shqyrton mundësinë e shitjes së tij këtë verë.
Sa i përket Nkunkut, klubi anglez është i hapur për oferta dhe kërkon rreth 65 milionë funte për kartonin e tij.
Chelsea synon të përfitojë maksimalisht nga shitja e sulmuesit, duke parë interesimin e lartë për të në treg.