TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjetjet në MPJD nga Zyra e Auditorit

Zyra e Kombëtare e Auditimit ka gjetur që në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mungesa të rregulloreve për pranimin e stafit lokal në Misione Diplomatike.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

Për vitin 2024-të, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u numëruan disa gjetje nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

ZKA-ja gjeti që në këtë institucion mungon një rregullore për pranimin e stafit lokal në Misione Diplomatike.

Kjo sipas tyre, rrit rrezikun për trajtim të pabarabartë.

“Gjatë testimit të procedurave të rekrutimit të stafit lokal, në një rast në Ambasadën e Kosovës në Bern dhe tjetrën në Konsullatën e Cyrih, në të dy rastet kemi vërejtur se procesi i pranimit apo rekrutimit nuk është bazuar në ndonjë rregullore të veçantë të MPJD-së. Po ashtu, kontrata për punësim nuk përmban preambulë ku të bëhet referimi ligjor mbi të cilin është bazuar rekrutimi. Për më tepër, pagat e stafit paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve”, thuhet nga Zyra Kombëtare e Auditorit.

Brenda kësaj ministrie, u gjet edhe dobësi në menaxhimin e subvencioneve.

Sipas të gjeturave, kontratat që janë nënshkruar nga MPJD-ja dhe OJQ-të përfituese nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara.

“Te financimi i projektit “Kampi Rinor me të Rinjtë nga zonat rurale të Kosovës dhe të Diasporës” në vlerë 17 mijë e 500 euro, në dosjen e aplikimit përfituesi kishte paraqitur një Vërtetim Tatimor të lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Megjithatë, vërtetimi në fjalë kishte të skaduar periudhën e vlefshmërisë. Përveç kësaj, edhe pse ishte kërkuar paraqitja e dëshmive për dorëzimin e deklaratës vjetore të tatimore ose pasqyrave financiare, nuk kemi siguruar asnjë dëshmi që konfirmon dorëzimin e këtyre deklaratave nga ana e përfituesit dhe përfituesi i subvencionimit nuk kishte dorëzuar raportin financiar dhe as atë narrativ, ashtu sic kërkohet në kushtet e kontratës”, thuhet në raport.

Po ashtu është gjetur që ka pasur klasifikim jo adekuat të shpenzimeve që sipas ZKA-së ishte rezultat i planifikimit jo adekuat të buxhetit.

Ndërsa ajo që është e përsëritur nga viti 2023-të është për mallrat dhe shërbimet dhe komunalitë, që ka të bëjë me mangësi në monitorimin e kontratave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën