TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania nis hetimet nëse bisedimet me Ukrainën u janë përgjuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjermania nis hetimet nëse bisedimet me Ukrainën u janë përgjuar

Ministria e Mbrojtjes në Gjermani tha se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën, është incizuar prej jashtë, pasi një material është publikuar në rrjetet sociale ruse.

Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur nga shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.

“Jemi duke hulumtuar nëse komunikimet e sektorit të forcës ajrore janë përgjuar”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për agjencinë e lajmeve AFP.

Në incizim dëgjohen diskutime për mundësinë që forcat ukrainase t’i përdorin raketat gjermane Taurus dhe për ndikimin e tyre potencial.

Diskutime ka edhe për shënjestrim me raketa të disa objektivave sikurse një urë që lidh Krimenë me tokën ruse, përmes Ngushticës së Kërçit.

Ekspertët e konsultuar prej revistës Der Spiegel kanë thënë se besojnë që incizimi është autentik.

Kievi kërkon që një kohë prej Gjermanisë që t’i dërgojë raketa Taurus, të cilat mund të godasin një shënjestër deri në 500 kilometra larg.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar që të dorëzojë raketat e tilla, me frikën e përshkallëzimit të konfliktit.

“Nëse kjo gjë është e vërtetë, është shumë problematike”, ka thënë politikani i Partisë së Gjelbër Konstantin von Notz për transmetuesin RND.

Sipas gazetës Der Spiegel, videkonferenca nuk është mbajtur në një rrjet sekret të brendshëm ushtarak, por në platformën WebEx./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën