TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjermania miraton lehtësime për të papunët, kaq do të marrin ndihma sociale

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Gjermania miraton lehtësime për të papunët, kaq do të marrin ndihma sociale

Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, 14.09.2022, nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tre ndryshime thelbësore kanë ngjallur debate të shumte: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2023, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman.

Rritet ndihma sociale

Ai parashikon një rritje me 12 për qind të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për persona të moshë madhore që jetojnë në çift ndihma sociale do të jetë 451 pro person, për fëmijët në moshat 14-17 vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13 vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.

Më pak presion, më shumë kualifikim

Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.

Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndjehen më mirë me këtë sistem. Kjo është një masë që merret edhe për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha të fuqisë punëtore të kualifikuar. Qeveria i ka vënë vetes si detyrë, që krahas marrjes së punëtoreve nga jashtë, të shfrytëzojë edhe potencialet e brendshme.

Ndihmë edhe për “të pasurit”

Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri dy vjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro kursime, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes. Shteti merr përsipër për dy vitet a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë banesa. Vetëm pas tre vitesh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimeve nga paratë e hequra mënjanë.

Kritika nga punëdhënësit

Me këto ndryshime socialdemokratët shpresojnë të pajtohen me sindikatat, me të cilët ishin në grindje, që kur në vitin 2005 kancelari i atëhershëm, Gerhard Schroeder, vendosi sistemin Hartz IV. Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, e mori në mbrojtje projektligjin duke thënë se qytetarët duhet të llogarisin me shtetin. Çdokush mund të gjendet në vështirësi ekonomike. “Me paratë për qytetarët ne po japim një sinjal të fortë për siguri dhe respekt”, tha politikani socialdemokrat. Për shefin e Shoqatës së Punëdhënësve, Rainer Dulger, kjo reformë është një ftesë për të lënë punën: “Me këtë nuk ndërtohen urat drejt tregut të punës, po urat drejt sistemeve të ndihmës sociale”./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X