TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Gjermania mbështet dekarbonizmin e sektorit energjetik në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Gjermania mbështet dekarbonizmin e sektorit energjetik në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Këtë javë ka nisur zbatimi i projektit të ri të financuar nga Qeveria gjermane me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të Agjendës së Gjelbër me fokus në dekarbonizimin e sektorit të energjisë elektrike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën hapëse mbajtur këtë javë në Budva, Mali i Zi, u mblodhën rreth 80 ekspertë dhe vendimmarrës nga sektori i energjisë elektrike për të diskutuar temat kryesore, duke shënuar një hap të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt një sektori energjie më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Sektori energjetik i Kosovës u përfaqësua nga pjesëmarrës nga Ministria e Ekonomisë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes KEDS/KESCO, të cilët ishin aktivë në diskutimet e organizuara ndërmjet ekspertësh.

Në këtë ngjarje u theksua tema e transformimit të sektorit energjetik, njoftimi i pjesëmarrësve me objektivat dhe qasjen e projektit, dhe nxitja e një mirëkuptimi ndërmjet pjesëmarrësve të sektorit të energjisë në Ballkanin Perëndimor në lidhje me sfidat e përbashkëta dhe zgjidhjet në tranzicionin energjetik.

“Kur njerëzit mendojnë për energjinë e gjelbër, të gjithëve u shkon mendja te turbinat e erës dhe kulmet solare. Pak prej tyre do t’i konsideronin si diçka të rëndësishme linjat e transmisioinit, qendrat e kontrollit ose stacionet tansformative. Kjo do të jetë ajo çka ne dhe partnerët e këtij projekti do të mundohemi të ndryshojmë,” tha udhëheqësi i këtij projekti, Nicolas Heger.

Gjatë konferencës u bë prezantimi i teknologjisë më të fundit dhe zgjidhjeve për integrimin e rrjetit të energjisë së ripërtëritshme, nga ekspertë gjerman dhe ndërkombëtarë të sektorit energjetik.

Ivana Markoviq-Boshkoviq, eksperte e lartë për Agjendën e Gjelbër në Këshillin për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), theksoi se arritja e objektivave të Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor kërkon angazhim të vazhdueshëm për të rritur dhe diversifikuar pjesën e energjisë së ripërtëritshme.

“Kjo po ashtu përfshin zbatimin e skemave të mbështetjes ekonomike të qëndrueshme dhe promovimin e vetëkonsumit të energjisë prej burimeve të ripërtëritshme”, tha ajo.

Ndërsa Marcus Merkel, këshilltari i lartë në Bordin Menaxhues të kompanisë EWE NETZ GmBH – një operator gjerman inovativ i sistemit të shpërndarjes, theksoi rolin e sistemeve të shpërndarjes së energjisë për të mbështetur tranzicionin energjetik brenda BE-së dhe në nivel të shteteve anëtare.

“Kjo është një sfidë e madhe, për shembull, më shumë se 70% e të gjitha kapaciteteve të reja të ripërtëritshme në BE27 plus Britania e Madhe, do të lidheshin me këto rrjete. Operatorët e sistemit të shpërndarjes duhet të ndërtojnë shtylla betoni për elektrifikimin e mëtejshëm dhe të përfaqësojnë integruesit kryesorë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, tha ai.

Objektivi kryesor i projektit, të zbatuar nga GIZ, është të adresojë kërkesën në rritje për zgjidhje nga palët kryesore të interesuara në sektorin rajonal të energjisë elektrike që lidhen me teknologjinë, rregullatorët dhe burimet njerëzore për të lehtësuar një tranzicion energjetik miqësor ndaj mjedisit dhe klimës.

Kjo nismë trevjeçare është e përkushtuar për të nxitur një tranzicion energjetik të përqendruar në burimet e ripërtëritshme dhe integrimin e tyre të shpejtë në rrjetet e energjisë.

Ndryshe, projekti i Agjendës së Gjelbër mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën