Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion automjete nga Gjermania.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të çelësave të këtyre automjeteve kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Maqedonci tha se vlera e këtyre kamionëve është 2,7 milionë euro.
“Mbështetja me operimet ushtarake të FSK-së është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.
Ceremonia e pranimit të donacionit u mbajt sot në kazermën “Adem Jashari”./teve1.info