TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania do të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjermania do të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së?

Gjermania tani po mendon për shqyrtimin e të drejtës për azil jashtë BE-së.

Si do të realizohet kjo?

Ideja nuk është e re: të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Evropian dhe kështu të përcaktohet nëse ata kanë të drejtë për azil politik apo jo. Varësisht nga rezultati i kontrollit, kandidatët do të lejohen në territorin e BE-së, e ata që nuk kanë të drejtë do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Kjo është diskutuar për një kohë të gjatë në Danimarkë, tani këtë procedurë po e përgatit edhe Britania e Madhe.

Shqyrtimi i të drejtës për azil para hyrjes në BE

Duke marrë parasysh rritjen drastike të numrit të azilkërkuesve në Gjermani (pothuajse 90.000 vetëm në tre muajt e parë të këtij viti) dhe situatën e krizës në qytetet që nuk kanë më ku të strehojnë emigrantët dhe kanë mungesë fondesh, ideja për të kryer një procedurë të verifikimit të të drejtave për azil para hyrjes në BE,tani është shfaqur edhe në Gjermani.

Kështu, shumica e atyre që nuk kanë perspektivë për azil politik në Gjermani (qytetarë të Pakistanit, Tunizisë, Algjerisë etj.) do të ndaheshin edhe para se të mbërrinin në tokën e Bashkimit Evropian, raporton DW.

Gjermania, siç shkruan e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, po punon për të mundësuar këtë proces. “Aktualisht jemi duke shqyrtuar mundësinë e kontrollit të statusit të azilkërkuesve edhe në vendet e treta”, thotë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (Partia Socialdemokrate – SPD).

Ajo tha se aktualisht ka “negociata intensive” për lidhjen e marrëveshjeve ndërshtetërore që do të lejonin këtë lloj procedure. E pyetur nëse beson se rritja e madhe e numrit të azilkërkuesve “kapërcen aftësitë e Gjermanisë”, Faeser shmangu një përgjigje dhe vuri në dukje samitin e krizës të qeverisë federale dhe përfaqësuesve të provincave dhe qyteteve federale më 10 maj.

Rritja e popullaritetit të AfD

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të refugjatëve jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga Siria, Afganistani, Turqia dhe vendet afrikane, qeveria federale gjermane është nën presion në rritje që nga fillimi i vitit.

Përfaqësuesit e opozitës kristiandemokrate i kërkojnë ministres Faeser dhe qeverisë federale të vendosin kufijtë e sipërm të numrit të refugjatëve, gjë që ajo e refuzoi vazhdimisht.

Qytetarët në të gjithë Gjermaninë po dalin sërish në rrugë, si në krizën e vitit 2015, dhe protestojnë kundër ndërtimit të ambienteve të reja të pritjes për refugjatët. Natën e së shtunësu dogj një kamp për refugjatët në landin e Hessenit.

Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer (CDU), tha se nëse diçka nuk ndryshon në politikën ndaj refugjatëve, do të ketë një “përmbysje politike”, duke aluduar në rritjen e popullaritetit të Alternativës populiste të krahut të djathtë AfD, veçanërisht në pjesët lindore të Gjermanisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Putin shpreh gatishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

Mbahet kolegjiumi i radhës i Prokurorisë së Apelit

Mbahet kolegjiumi i radhës i Prokurorisë së Apelit

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit

Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën