TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjermania adreson kërkesa për Kosovën e Serbinë për arrestimet e Spahiut dhe Popoviqit

nga teve1
22 orë më parë
4
A A
Gjermania adreson kërkesa për Kosovën e Serbinë për arrestimet e Spahiut dhe Popoviqit

Ministri i Shtetit i Gjermanisë, Gunther Krichbaum, ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Peter Sorensen, në Berlin, ku ka potencuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra Federale e Jashtme, Krichbaum ka takuar Sorensenin më datë 29 korrik, ku ka ritheksuar mbështetjen e qeverisë së tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe përpjekjet e Sorensen në këtë drejtim.

Po ashtu, theksohet se Gjermania është e gatshme të mbështesë të dy vendet në avancimin e një procesi të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe paqësor të normalizimit.

“Qeveria Gjermane mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Unë përgëzoj plotësisht përpjekjet e Peter Sorensen. Ne i bëjmë thirrje Qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura pa vonesa të mëtejshme, të heqin dorë nga çdo deklaratë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim. I bëj thirrje të dy vendeve që të rifillojnë angazhimin e tyre të plotë në procesin e dialogut. Kjo përfshin mundësimin e lëvizjes së lirë dhe të sigurt, edhe për negociatorët dhe ekipet e tyre, si dhe moderim kritik në deklaratat publike duke pasur parasysh mandatin e tyre përkatës. Gjermania është e gatshme të mbështesë të dy vendet në avancimin e një procesi të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe paqësor të normalizimit. Ne e shohim të ardhmen e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor në këtë kontekst,” thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, potencohet se Gjermania është duke monitoruar nga afër arrestimin e ish-policit të Kosovës Arbnor Spahiu nga Beogradi zyrtar dhe arrestimin e Igor Popoviq të së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, nga Prishtina zyrtare.

Për Spahiun, ministri gjerman kërkoi edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, sipas të cilave veprat penale që kryhen në Kosovë procedurat ligjore duhet të zhvillohen në Kosovë.

Spahiu u arrestua nga autoritetet në Beograd në fillim të muajit qershor, i cili “dyshohet për vrasje të rëndë” në sulmin terrorist serb në Banjskë në vitin 2023.

Gjatë sulmit terrorist serb është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet me armë janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

“Dialogu dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë shtylla e një Bashkimi Evropian të fortë. Në këtë frymë, ne vazhdojmë të monitorojmë me kujdes arrestimin e fundit të zëvendësdrejtorit serb Igor Popoviq në Kosovë. Çdo masë e privimit të lirisë duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale. Gjithashtu, ne po monitorojmë me kujdes arrestimin e qytetarit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe dhe presim që Serbia të sigurojë plotësisht dhe shpejt zbatimin e procedurave ligjore, të respektojë të drejtat themelore dhe të garantojë një proces të drejtë ligjor – në përputhje me marrëveshjen e dialogut për drejtësinë që përcakton se procedurat penale për vepra në Kosovë duhet të zhvillohen në parim në Kosovë. I kujtoj të gjithë aktorët e përfshirë, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, se respektimi i standardeve dhe vlerave themelore evropiane, në veçanti sundimi i ligjit, është jetik për procesin e anëtarësimit në BE,” përfundon komunikata.

Kosova dhe Serbia kanë ngecur në zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023.

Pala kosovare akuzon Serbinë për tërheqje nga kjo marrëveshje kur në fund të vitit 2023 i ka dërguar letër Brukselit zyrtarë se nuk do të zbatojnë nene të caktuara të marrëveshjes, të cilat sipas institucioneve vendore ishin njohje de-facto e Serbisë ndaj Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

Maqedonci: Informacionet për telat në Ujman po hetohen

Maqedonci: Informacionet për telat në Ujman po hetohen

Oda Amerikane mirëpret heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

Oda Amerikane mirëpret heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

Kurti: Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, por institucionet tona po kundërveprojnë me sukses

“Mesditë”- 01.08.2025

“Mesditë”- 01.08.2025

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza

Qeveria heq taksën 10% për produktet amerikane – Kurti: Nga sot, tarifa zero për SHBA-në

Qeveria heq taksën 10% për produktet amerikane – Kurti: Nga sot, tarifa zero për SHBA-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X