TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjermania 7 milionë euro ndihmë tjetër për FSK-në

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Gjermania 7 milionë euro ndihmë tjetër për FSK-në

Ministri i Mbrojtjet, Ejup Maqedonci në një intervistë për Tëvë1, ka thënë se grupi i kryeterroristit, Millan Radojiciq, vazhdimisht përbënë kërcënim për Republikën e Kosovës, sipas tij, synim kanë për të ngritur tensione në katër komunat veriore. Ministri i Mbrojtjes tha se Gjermania së shpejti do të dërgon donacion tjetër në vlerë prej 7 milionë eurove për të rritur kapacitetet ushtarake. 1 vit pas tensioneve të ngritura në katër komunat veriore ku protestuesit serbë kanë sulmuar gazetarë, polic dhe pjesëtarë të KFOR-it, Maqedonci tha se janë mbyllur shumë rrugë ilegale të cilat janë shfrytëzuar për përgatitje të sulmeve nda republikës.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb me në krye ish nënkryetarin e Listës Serbe, kryeterroristin e grupit Millan Radojiciq, kryen sulm ndaj Policisë së Kosovës.
Shqetësimet se grupi i Radojiciq po përgatitet sërish për të nxitur tensione, ka ngritur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një intervistë për Tëvë1, ministri Meqedonci tha se tendenca e këtij grupi është aneksimi i katër komunave veriore.

“Mendojmë që ky grup paraqet në vazhdimësi kërcënim për sigurinë në Republikën e Kosovës, kjo është thënë disa herë edhe nga Policia e Kosovës, ka pasur informacione për vazhdimin e përgatitjeve nga grupet e tilla në Serbi, me qëllim për të realizuar aksione në katër komunat veriore të vendit tonë, me qëllim destabilizimin e situatës dhe cenimin e rendit Kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pas një donacioni 2 muaj më parë të cilin e kishte dhuruar Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Maqedonci konfirmoi për televizionin se janë ndarë edhe 7 milionë euro ndihmë për pajisje taktike ushtarake.

“Gjermania është duke vazhduar edhe me donacione të tjera, së shpejti do të kemi një donacion përafërsisht 7 milionë që kemi pranuar nga Gjermania, por gjithashtu edhe nga vendet e tjera përveç aspektit të bashkëpunimit të blerjeve, mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës në sisteme të ndryshme të armatimit, pajisje dhe automjete taktike”, është shprehur ministri Maqedonci.

Ndonëse janë bërë 1 vit që nga ngritja e tensioneve nga protestuesit serb në katër komunat veriore, ku u sulmuan gazetarë, polic e pjesëtarë të KFOR-it, ministri i mbrojtjes tha se deri tani janë mbyllur rrugët ilegale të cilat janë shfrytëzuar edhe nga grupet terroriste.
“ Sot situata qëndron krejt ndryshe, ne kemi një shtrirje të sovraniteti rendit dhe ligjit, kemi prerje të shumë rrugëve të cilat janë shfrytëzuar jo vetëm për kontrabandë por edhe për përgatitjet të sulmeve siç ishte sulmi i 24-shtatorit, dhe kemi funksion normal të administratës shtetërore në atë pjesë të territorit të vendit tonë”, ka thënë ai.

Më 29 maj 2023, një grup serbësh protestuan afër godinës së komunës në Zvecan, pasi që kryetari i kësaj komune por edhe tre të tjerave, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, dolën në objektet e komunave veriore për ta kryer funksionin e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për shkak vlerave të manganit në Badoc, qytetarët furnizohen me ujë përmes autobotëve

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën