Njëkohësisht, presidenti i agjencisë, Klaus Mueller, u ka bërë thirrje edhe pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve, të kontrollojnë radiatorët e tyre me gaz për të maksimizuar efikasitetin e tyre.
“Mirëmbajtja mund të zvogëlojë konsumin e gazit nga 10% në 15%”, i tha ai Funke Mediengruppe, një botues gazete dhe reviste gjermane.
Apeli erdhi pasi Rusia reduktoi flukset e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki në fillim të këtij muaji, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian përpiqen t’i rimbushin objektet e magazinimit me karburantin e përdorur për të prodhuar energji elektrike.