TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjermanët gjithnjë e më të pakënaqur me sistemin arsimor

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë

Sipas një sondazhi, cilësia e arsimit në shkollat ​​gjermane është në rënie drastike. Arsyeja kryesore është mungesa e stafit pedagogjik, por edhe sfidat në rritje me fëmijët që nuk flasin gjermanisht në shtëpi.

Vetëm 27 për qind e të anketuarve i japin sistemit arsimor në Gjermani vlerësimin më të mirë. Në vitin 2014, një vlerësim të tillë jepnin 38 për qind e të anketuarve, të cilët ishin të kënaqur me funksionimin e shkollave në Gjermani. Sipas një sondazhi të bërë nga Instituti gjerman për Ekonomi (IW) i porositur nga Iniciativa për një Ekonomi të Re Sociale të Tregut (INSM), 79 për qind e të anketuarve thonë se sistemi arsimor është përkeqësuar që nga pandemia e virusit korona. “Këto janë shifra alarmante,” thotë eksperti i IW, Ludger Wößmann.

Më shumë para për shkollat ​​e prekura

Sipas të dhënave të të ashtuquajturit “barometri arsimor” i IW, sistemi arsimor është përkeqësuar veçanërisht në segmentet e cilësisë së mësimdhënies, integrimit dhe arsimit të përgjithshëm. “Këto të dhëna tregojnë se ne kemi nevoja shumë të mëdha për një kthesë drastike kur bëhet fjalë për politikën e shkollimit”,  tha Ministrja e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger.

Ajo premtoi “mbështetje të fortë” për landet e Gjermanisë, sepse politika arsimore është kompetencë e landeve. Planet e qeverisë federale përfshijnë edhe shpalljen e rreth 4.000 shkollave me një përqindje të lartë nxënësish të neglizhuar nga shoqëria si “Shkollat ​​me shanse fillestare”, ku vëmendje e veçantë do të t’i kushtohet njohurive bazë, si leximi, shkrimi dhe matematika.

“Qeveria federale dhe qeveritë e landeve duhet të punojnë së bashku për të rritur shanset për një shkollim dhe përgatitje sa më të mirë për jetë, pavarësisht prejardhjes sociale të nxënësve dhe studentëve”, tha Stark-Watzinger.

Nuk ka përgjigje për sfidat që sjell emigracioni

Sipas studimit, problemi më i madh për rënien e cilësisë së arsimit është mungesa estafit pedagogjik dhe shumë pak para për arsimin. Instituti për Ekonominë (IW) beson se sistemi arsimor gjerman nuk është gati as për sfidat që sjell emigracioni. “Kopshtet dhe shkollat ​​nuk kanë gjetur ende përgjigje adekuate për ndryshimin e popullatës dhe për faktin se shkollat ​​gjermane janë bërë më heterogjene vitet e fundit, sepse një numër në rritje i nxënësve nuk flasin gjermanisht në shtëpi dhe rriten në familje ku praktikisht nuk ka libra”, tha Axel Plünnecke nga IW.

Rezultati është se niveli i njohurive ka rënë veçanërisht tek fëmijët e familjeve migrante apo familjeve ku prindërit nuk kanë arsim të lartë. Ekspertët e IW kërkojnë futjen e detyrimit të arsimit parashkollor për të gjithë fëmijët që nuk flasin mirë gjermanisht, ose flasin shumë pak këtë gjuhë. Unioni kristiandemokrat (CDU) kërkon vendosjen e gjobave për prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte për të mësuar gjermanisht.

Sipas studimit, arsimi më i mirë ofrohet në shkollat ​​në Bavari, Saksoni dhe Tyringji, ndërsa më i keqi në Berlin, Brandenburg dhe Bremen./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

Arrestohen mbi 70 persona në protestat në Britani në mbështetje të grupit të ndaluar Veprimi për Palestinën

Arrestohen mbi 70 persona në protestat në Britani në mbështetje të grupit të ndaluar Veprimi për Palestinën

Sigal Prishtina paralajmëron sezon të suksesshëm

Sigal Prishtina paralajmëron sezon të suksesshëm

Nikli e ka mision kthimin në Superligë

Nikli e ka mision kthimin në Superligë

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen Kohler: Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Grenelli: Miliardat e taksapaguesve amerikanë shkuan për OJQ-të që shtyjnë politika radikale

Grenell: Turp për Osmanin që i manipuloi fjalët e Trumpit

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X