TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjërat që duhet të filloni t’i bëni pas të tridhjetave

by teve1
9 orë ago
0
A A
Gjërat që duhet të filloni t’i bëni pas të tridhjetave

Jeta është e ndarë në etapa, ndaj është e rëndësishme që në çdo njërën prej tyre të bëni gjënë e duhur.

Të tridhjetat janë koha ideale për familjen, karrierën, miqtë dhe kursimet!

Sa më shumë të kalojë koha, aq më e vështirë është të ndryshohen disa zakone.

Por në moshën 30-vjeçare, keni ende kohë të përshtateni me të renë dhe të mësoni zakone pozitive.

Nëse jeni në dilemë se nga duhet t’ia filloni, ja disa këshilla që do t’ju ndryshojnë jetën.

Filloni të qeshni me veten“

Qeshni me veten, qeshni me absurditetin e jetës, me të mirën dhe të keqen e çdo situate”.

Nëse jeni në gjendje të kuptoni humorin e sfidave tuaja të përditshme, kjo ju ndihmon me përmirësimin e shëndetit dhe lumturisë.

Kërkimet thonë se njerëzit që mund të vënë në lojë veten janë zakonisht më të qeshur.

Vlerësoni familjen dhe miqtë tuaj

Në moshën 20-vjeçare mund të jeni shumë të zënë duke u edukuar dhe duke filluar një karrierë, aq sa i lini miqtë dhe familjen në një cep të jetës suaj.

Në moshën 30-vjeçare keni krijuar një bazë të mirë për jetën dhe mund t’i ktheheni vlerësimit për familjen, t’iu kushtoni kohë miqve dhe t’i bëni të ndihen të përqafuar nga ju.Filloni të mbani një ditar“Regjistrojeni” jetën tuaj!

Mbani shënime të shkruara, të cilat do t’ju argëtojnë dhe do t’ju kujtojnë se si ishte e shkuara disa vite më pas.

Nuk ka nevojë të mbani një bllok sekret shënimesh nën shtrat, një album dixhital fotosh me citimet për çdo ngjarje bën të njëjtë gjë.

Filloni të kujdeseni për shëndetin

Shëndeti duhet të jetë prioriteti juaj në moshën 30-vjeçare.

Kujdesuni sa më shumë që çdo gjë të jetë në rregull me shëndetin dhe ruani peshën në mënyrë të ekuilibruar, e cila ju bën të ndiheni mirë me veten.

Për ta bërë këtë duhet të jeni aktiv dhe të ushqeheni siç duhet.

Në një kërkim thuhet se për të pasur një dobësim sa më të shëndetshëm duhet të përqendroheni më tepër tek ato që hani sesa tek ushtrimet.

Filloni të kurseni para

Një nga zakonet fiskale më të rëndësishme që duhet të filloni ta praktikoni kur jeni te të tridhjetat është që të shpenzoni më pak nga sa fitoni.

Trajtojeni paranë në rini siç do të donit t’ju trajtonte ajo në pleqëri, ndaj për këtë arsye, kurseni sa të mundeni.

Shkoni pas një qëllimi të madh

Deri në fillim të moshës 30-vjeçare mund të keni ëndërruar vetëm rreth krijimit të një familjeje, blerjes së një shtëpie apo marrjes së një diplome më të përparuar.

Tani është koha ta realizoni këtë gjë!

Ëndrrat tuaja mund të bëhen realitet, sepse për këtë është mosha 30-vjeçare, koha plot energji dhe me mënyrat e duhura për të ecur përpara.

Mësoni nga gabimet tuaja

Me shumë gjasa keni bërë plot gabime në moshën 20-vjeçare.

Ky nuk është një problem për sa kohë mësoni nga eksperiencat tuaja.

Kjo kërkon të merrni përsipër përgjegjësi për atë që mund të ketë qenë një gabim dhe të kuptoni përse ka ndodhur.

Si të arrini suksesin?

Mikelanxhelo Bonaroti këshillonte këdo që kërkonte sukses se rreziku më i madh nuk është te vendosja e synimeve shumë të larta dhe arritja e pak prej tyre, por te vendosja e synimit shumë poshtë dhe arritja e kësaj lartësie të ulët.Henri Ford, themeluesi i Ford Motors, inkurajon këdo që dëshiron të arrijë suksesin se duhet ta marrë dështimin si një mundësi për të filluar nga e para, këtë herë më me inteligjencë.

Da Vinçi ka thënë në shprehjen e tij të famshme “Kam vënë re se njerëzit me arritje rrallë qëndrojnë në pritje që t’i ndodhin gjërat që duan.

Ata veprojnë dhe ‘u ndodhin’ atyre”.

Në fund të fundit, siç e thotë dhe Uolt Diznej: “Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta bësh”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Trajtime për aknet me anë të çajit jeshil

Trajtime për aknet me anë të çajit jeshil

Pjesët e trupit që i keni pastruar gabim gjithë jetën tuaj!

Pjesët e trupit që i keni pastruar gabim gjithë jetën tuaj!

Ditari: 03.04.2026

Ditari: 03.04.2026

FSK realizon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve profesionale

FSK realizon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve profesionale

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike në veturë

Kosova kryeson për mbështetje ndaj ShBA-së, Ambasada amerikane e quan dëshmi të partneritetit të fortë

Kosova kryeson për mbështetje ndaj ShBA-së, Ambasada amerikane e quan dëshmi të partneritetit të fortë

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Supremja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Supremja ia ndërpret paraburgimin njërit nga të dyshuarit në rastin e BSK-së

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën