TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it

by teve1
2 muaj ago
2
A A
​Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori është caktuar komandanti i ardhshëm i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa procesi i kalimit të përgjegjësive te ai, nga udhëheqja aktuale, tashmë ka nisur.

Në fakt, ai ndodhet në Prishtinë dhe të martën është pritur nga komandanti i forcës së Aleancës Veriatlantike, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, në Shtabin e misionit, në Kampin “Film City”.

Kjo si pjesë e delegacionit të rotacionit të ardhshëm, KFOR XXXI, që udhëheqet nga Vergori, pjesëtarët e të cilit po marrin pjesë në programin e trajnimit për drejtuesit kryesorë, e ku participon edhe gjeneral brigade Onur Çakıcı nga Ushtria Turke, i caktuar zëvendëskomandant i ardhshëm, njofton “Film City”, transmeton KosovaPress.

Gjenerali italian, i lindur në Lecce më 1971, ka mbajtur një varg pozitash të larta në Ushtrinë Italiane.

Ai ka komanduar Brigadën e Parashutistëve “Folgore” nga viti 2021 deri më 2023, pjesëtarë të së cilës kanë shërbyer në Kosovë, ndërsa më herët ka drejtuar edhe misionin italian të asistencës dhe mbështetjes në Libi.

Gjatë vitit 2023 ka komanduar gjithashtu Joint Task Force Lebanon Sector West në kuadër të UNIFIL-it.

Sipas KFOR-it, programi aktual synon njohjen e drejtuesve të rinj të misionit me stafin dhe procedurat operacionale, ruajtjen e gatishmërisë së lartë dhe sigurimin e vazhdimësisë në udhëheqje.

Trajnimi shënon zyrtarisht fillimin e procesit të dorëzim-pranimit ndërmjet komandës aktuale dhe asaj të ardhshme.

Ky proces do të përmbyllet këtë vjeshtë me ceremoninë e transferimit të autoritetit, kur Vergori do ta marrë drejtimin nga Ulutaş.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën