TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Gjendje krize” shpallet fjala e vitit në Gjermani

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Gjendje krize” shpallet fjala e vitit në Gjermani

Një juri e ekspertëve gjermanë e ka shpallur fjalën “Krisenmodus” (gjendje krize) si fjalën e vitit 2023, si referencë për luftën në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, për sfidat globale dhe rënien e standardeve të edukimit në këtë shtet.

“Antisemitizmi” është renditur në vendin e dytë, ka thënë Shoqata për Gjuhën Gjermane, të premten, duke e përmendur rritjen e përdorimit të kësaj fjale prej sulmeve të grupit palestinez Hamas, në tokën izraelite, më 7 tetor.

Hamasi, grup që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në vendin e tretë është renditur shprehja “pamundësi për të lexuar” duke iu referuar jo vetëm analfabetizmit, por edhe rritjes së vështirësive nga njerëzit që të kuptojnë tekste komplekse.

Sipas shoqatës që e ka përpiluar listën “renditja reflekton realitetin – dhe realiteti është goxha i zymtë”.

Sipas saj, shoqëria ka qenë në “gjendje krize” prej vitit 2020, duke e përmendur pandeminë e koronavirusit, luftën e Rusisë në Ukrainë, krizat gjermane në edukim dhe energji, dhe sulmet e Hamasit në Izrael, në tetor, raporton REL.

Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Për pasojë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën me 2.3 milionë banorë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 15.800 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, i vë fajin Hamasit për vrasjet, duke e akuzuar se po operon në zonat e dendura me civilë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Zelensky njofton sulme ukrainase ndaj dy rafinerive ruse të naftës në Omsk dhe Ukhta

Zelensky njofton sulme ukrainase ndaj dy rafinerive ruse të naftës në Omsk dhe Ukhta

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e malore të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e malore të Kosovës

Bajrami për presidenten Shiroka-Pula: Nuk shet akullore që t’i kënaqë të gjithë

Bajrami për presidenten Shiroka-Pula: Nuk shet akullore që t’i kënaqë të gjithë

Bajrami: Partitë në Kosovë garojnë për vendin e dytë, VV-ja nuk e lëshon lidershipin

Bajrami: Partitë në Kosovë garojnë për vendin e dytë, VV-ja nuk e lëshon lidershipin

Prokuroria zbardh detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjilan, një person mbetet i plagosur

Prokuroria zbardh detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjilan, një person mbetet i plagosur

Kamberi dhe Mustafa alarmojnë për diasporën: Vuçiqi po tenton t’ua pamundësojë votimin shqiptarëve

Kamberi dhe Mustafa alarmojnë për diasporën: Vuçiqi po tenton t’ua pamundësojë votimin shqiptarëve

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Shaip Kamberi zbulon synimin kryesor të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Integrimi në institucionet shtetërore në komunat e tyre

Shaip Kamberi zbulon synimin kryesor të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Integrimi në institucionet shtetërore në komunat e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën